Dhuratat pa emër për Shën Valentin? Si reagojnë femrat VIP

Feb 14, 2016 | 10:09
SHPËRNDAJE

Shën Valentini, ndër të tjera, të mbush me dhurata, jo vetëm nga ai që do. Po kur admiruesi yt është sekret? Ja si veprojnë Mariza Ikonomi, Anxhela Martini, Xhesika Polo etj.

Disa nga këngëtaret tona simpatike i ngacmuam me pyetjen tjetër se si reagojnë ato nëse një person që i do shumë u sjell një dhuratë të shtrenjtë. A do ta pranonin atë dhe a do të bëheshin kureshtare për të ditur se cili është ai? Ja se si përgjigjen vajzat simpatike VIP…

a3

Mariza Ikonomi

“Nuk e di, varet nga dhurata dhe shija e personit… Por nëse do të ishte shumë e shtrenjtë, do të më vinte në siklet. Për emrin se kush e dërgon, s’e di nëse do të më interesonte”.

anxehla persiteri-foto

Anxhela Peristeri

“Mendoj se nëse do ishte shumë e shtrenjtë, nuk do ta pranoja (në njëfarë mënyre i jep shpresa atij që ta dërgon). Po do të isha kureshtare kush ishte. S’i dihet ndonjëherë… (qesh)”.

a4

Xhesika Polo

“Nuk shquhem për natyrë që i vlerëson gjërat nga ana monetare. Një dhuratë e shtrenjtë për mua quhet e tillë vetëm kur vjen nga personi i shtrenjtë, sepse vlerën një dhuratë ia jep kuptimi dhe simbolika që ajo ka dhe jo sa para janë paguar për atë dhuratë. Gjithsesi, dhurata më e bukur dhe më e shtrenjtë për mua ështe ai… i shtrenjti”.

a1

Mira Janji

“Do ta pranoja me shumë kënaqësi, duke e marrë vesh patjetër se nga e kam, se fundja edhe mbreti i pranon dhuratat! Gëzuar të gjithëve ditën e Shën Valentinit dhe personave ‘single’ u uroj sa më shpejt të dashuruar”.

a2

Xhesika Ndoj

“Është diçka që nuk më bën shumë përshtypje, sepse kam marrë disa herë dhurata edhe me shumë vlerë, pa e ditur se nga kush. Por këtë e di, që ka qenë i njëjti person! Kureshtare u bëra shumë, sepse lind pyetja: Sa e rëndësishme qenkam për dikë, kush është ky? Por si përfundim, e kapa mat dhe e mësova se kush ishte (Qesh)”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura