Dhurata nga FSHF-ja, Tirana me 2 fusha të reja

Mar 23, 2021 | 8:35
SHPËRNDAJE

Më në fund një dritë shpese për bardheblutë. Pas vitesh pushim për investimet, Tirana pritet të marrë nga FSHF-ja dy dhurata.

skender halili

Bëhet fjalë për ribërjen e fushave në kompleksin “Skënder Halili”.

Mësohet se zyrtarët e akademisë bardheblu kanë kontaktuar me drejtuesit e federatës dhe këta të fundit kanë pranuar që të ribëjnë fushën me bar sintetik të klubit bardheblu.

Po kështu, është vendosur që fusha me bar natyral që ka mbi 13 vite me të njëjtin tapet, do të ndërrohet.

Investimet do të nisin menjëherë sapo të mbyllet sezoni që po luhet, ndërsa Tirana do të fitojë dy fusha të reja.

Si fusha me bar natyror dhe ajo me bar sintetik kanë përfunduar ciklin e tyre dhe duhet të ndërrohen.

Gjithashtu, klubi Tirana po ndërton një fushë të mbuluar ku do të stërviten moshat, por edhe në funksion të ekipit të parë. Aktualisht, fusha është në fazën e shtrimit të tapetit sintetik.

Gjithsesi, rikonstruksioni i dy fushave të “Skënder Halilit” do t’u jepte një dorë të madhe bardhebluve, pasi në dy impiantet stërviten të gjitha ekipet zinxhir të Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura