Dhurata me vlerë 30 mijë dollarë, 26-vjeçarja zbulon si fiton para nga të moshuarit e pasur (FOTO)

Nov 13, 2018 | 14:06
SHPËRNDAJE

Një 26-vjeçare ka treguar dhuratat që merr nga ata që quhen “babausha”. Brooke West nga Zelanda e re është shprehur se dhuratat kanë arritur deri në 30 mijë dollarë, duke përfshirë një laptop të shtrenjtë, fluturime luksoze dhe madje një qen.

Brooke West

Gjithashtu Brooke ka treguar se si i njeh këta burra të pasur dhe të moshuar. Ajo thotë se i njeh në punën e saj si striptiste në një klub, por nënvizon se nuk ka asgjë seksuale mes saj dhe atyre.

Njëkohësisht 26-vjeçarja nuk e klasifikon punën e saj si “prostitucion”, pasi ajo thotë se ka një diferencë shumë të madhe mes tyre.

Brooke West 8

“Nuk bëhet fjalë për seks, thjesht për shoqëri. Të shkosh me para me meshkujt është prostitucion. Ata duan shoqëri, por ka rrezik që të bëhen edhe shumë posesivë ndaj teje. Duhet të dish ta menaxhosh situatën. Nëse unë nuk ndihem mirë me ndonjërin prej tyre, e heq nga lista e “babushave”. Kur janë të mirë, të ndihmojnë që të arrish shumë gjëra”, tregon Brooke.

Brooke West 1

26-vjeçarja thotë se “babushat” i paguajnë pushimet, i blejnë parfume, këpucë e shumë dhurata të tjera, pa kërkuar seks në këmbim. Sigurisht, ka nga ata që thjesht i japin para të thata.

Brooke West 9 Brooke West 10 Brooke West 5 Brooke West 11 Brooke West 6 Brooke West 7 Brooke West 2 Brooke West 3 Brooke West 4

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura