Dhurata më e çmuar në jetë/ Taulant Xhaka bëhet baba për herë të parë, i vendos djalit emër shqiptar

Mar 25, 2020 | 22:57
SHPËRNDAJE

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka ka marrë një lajm shumë të mirë këtë të mërkurë, teksa ka ardhur në jetë djali i tij të cilin ka vendosur ta quajë Klevis.

xhaka

Ky lajm tepër i rëndësishëm për Xhakën vjen në një moment të vështirë duke qenë se bota po përballet me koronavirusin, nga ana tjetër fakti që ka zgjedhur një emër shqiptar konfirmon kështu dhe njëherë lidhjen e mesfushorit kuqezi me Shqipërinë.

taulant-xhaka (1)

“Mirë se erdhe në jetë ëngjëll i vogël! Mami dhe babi të duan pafund Klevis Xhaka,” shkruan 28 vjeçari bashkangjitur me foton e shpërndarë në Instagram.

 

 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura