Dhurata e burrit e merr në qafë, pasi kaloi 5 orë në parukeri, gruaja pëson goditjen fatale

Aug 7, 2018 | 12:42
SHPËRNDAJE

Duhet të ishte një nga ditët më të bukura, kur duhet të dilte nga salloni i bukurisë me një prerje dhe lyerje të mirë të flokëve pas një trajtimi prej 200 stërlinash dhuratë e të shoqit. Në fakt, ajo u bë ferri i saj. Gruaja doli me iktus, një goditje që prej dy vitesh ia ka kthyer jetën në ferr, pasi nuk bën dot lëvizjet e nevojshme, është e paaftë jo vetëm për punë, por edhe për nevojat e saj.

adele

Që nga ai 21 prill i mallkuar i 2016, Adele Burns, 47vjecare nga Glasgow, në Skoci ka vendosur ta ndjekë cështjen në gjyq, në beteje me sallonin e bukurisë Rainbow Rooms, të cilit i kërkon një milionë sterlina dëmshpërblim.

Gruas siç u konfirmua nga mjekët e spitalit në të cilën ajo u pranua, gjatë trajtimit në sallon, që zgjati 5 orë, i lanë flokët gjashtë herë: dhe çdo herë kokën ia mbështetën në një lavaman pa gomina mbrojtëse, duke e trajtuar aspak në mënyrë delikate. Nga trajtimi doli me një dëmtim të qafës dhe një mpiksje që më pas e pengoi rrjedhën normale të gjakut në tru, duke shkaktuar një goditje: një lëndim i njohur si “goditje në sallon bukurie”. Sapo doli, Adele përjetoi vetëm një dhimbje koke të rëndë dhe humbje të oreksit, por të nesërmen gjendja u rëndua: papritmas shikimi i saj u errësua dhe koka e saj filloi të rëndohej. Arriti të merrte të shoqin 52-vjeçar Campbell në telefon dhe ra pa ndjenja.

Kur ai e gjeti e pa gruan përtokë, të paaftë për të lëvizur dhe për të folur, me anën e djathtë të fytyrës së paralizuar. E dërgoi me urgjencë në spital dhe aty i konfirmuan se Adele ka pësuar një goditje në vertebrën arteriale: një mpiksje, në fakt, të shkaktuara nga trauma e qafës që pengonte gjakun të arrinte deri në tru.

Aksidenti e la Adele në një gjendje të frikshme, nuk mund të punojë ose të lëvizë, madje edhe sot nukl është në gjendje, edhe të jetë shumë aktive në biseda si më parë.

“Goditja nuk më ka izoluar vetëm nga shoqëria – thotë Adela – por nga trupi im, më ndryshoi jetën time dhe atë të atyre që janë përreth meje, më vodhi pavarësinë time. Campbell është shoku im më i mirë dhe nuk kam fjalë për të shprehur mirënjohjen time për gjithçka që ai bën. Por ajo që ndodhi me mua ishte e shmangshme, dhe unë jam e sigurt se edhe pronarët e sallonit e dinë atë: ata duhet të turpërohen. Unë nuk dua që dikush tjetër të provojë atë që ka ndodhur me mua: kjo është arsyeja pse unë i çova ata në gjykatë dhe pse kërkova dëmshpërblimin”.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura