Dhurata Ahmetaj: Të gjithë e dimë se në jetën reale nuk jemi perfektë si në skenë

Apr 22, 2016 | 15:28
SHPËRNDAJE

Rikthimi i saj u konsiderua shumë i fuqishëm për faktin se realizon shumë pak projekte, por është mjaft e talentuar. Dhurata Ahmetaj ka sjellë një tjetër projekt muzikor, për të cilin ka punuar bashkë me ish-bashkëshorten e Bleros, Teutën, në tekst. Por para këtij projekti ajo erdhi seksi dhe e nxehtë me klipin ”Bone pa mu”.

”Unë e konsideroj projektin ‘Bone pa mu’ si një nga më të suksesshmit që kam pasur deri tash”, thekson këngëtarja, e cila në projektin e ri “Jam pa ty” duket mjaft e thjeshtë dhe me një klip shumë klasik.

dhurata-mir-euml-q-euml-dafina-inspirohet-nga-un-euml_hd

”Kam pasur mungesë të këtij zhanri dhe kam menduar se është momenti i duhur që fansat të më shohin mua në këtë zhanër. Unë ndihem si femër e thjeshtë si në jetën e përditshme, apo edhe në klipe. Nuk jam e kompleksuar në pamje, jam kjo që jam dhe vazhdoj të eci me këtë dhe ideja nuk është të dukem e spikatur e seksi. Pse mos të dukem e thjeshtë, të gjithë e dimë se nuk dukemi njësoj si në klip dhe në jetën e përditshme”, thotë në bisedën e saj për “Prive” këngëtarja Ahmetaj, e cila për këtë projekt në tekst ka punuar me Teuta Krasniqin, ndërsa fabula e këngës flet më shumë për një ndarje: “Edhe unë dhe Teuta jemi shumë mirë, me sa e di për jetën private. Pse titulli ‘Jam pa ty’? Sepse më ka pëlqyer më së shumti në gjithë tekstin dhe ideja ka qenë e imja, të cilën e ka nxjerrë në letër Teuta.

Dhurata-Ahmetaj

E kam parë të udhës që tekstet e krijimtarisë sime të kenë diçka timen, ia tregova Teutës dhe ajo shprehu dëshirën të më ndihmonte, por nuk ka qenë dedikim për dikë”, shton më tej Dhurata, e cila edhe në jetën private është shumë e komentuar: “Kjo puna e jetës private dua të jetë private, se në kohën kur e kam bërë shumë publike, nuk ka ndikuar pozitivisht në karrierën time. Dua që fokusi të jetë në muzikën time”, thotë më tej ajo, e cila gjithmonë është krahasuar me divën e muzikës pop, Jennifer Lopez.

“Publiku e ka vlerësuar, jo vetëm këtu, por edhe nëpër botë. Kanë postuar fotot se në Kosovë është dikush që i ngjanë JLo-së (qesh)”.

20141123233920294646

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura