Dhurata Ahmetaj në lidhje me nipin e Ramush Haradinajt

Mar 20, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE

Në foto: Dhurata Ahmetaj dhe i dashuri i saj
Shkëputja nga produksioni i Bleros asaj i solli shumë të mira si në karrierë, edhe në jetën private. Dhurata Ahmetaj, vajza seksi nga Prishtina e cila po bën karrierë të bujshme si këngëtare, po ndien sukses edhe në jetën private. Ditë më parë ishte përfolur një lidhje e saj e dashurisë me një djalë nga Prishtina, por më shumë detaje nuk ishin dhënë. Ndërsa ne mësojmë se ai quhet Argjent dhe është nipi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj e njëkohësisht vëllai i politikanes nga radhët e partisë së Ramushit, Meliza Haradinaj. Lidhja e tyre ka kohë që ka filluar, ndërkohë është bërë publike vetëm pak kohë më parë, për shkak se që të dy e kanë mbajtur shumë sekret. Argjenti është i njohur si një biznesmen i ri në Prishtinë dhe si pronar i disa lokaleve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura