Dhunuesi i avokatit foto me prokurorin, policia nuk e gjen ta arrestojë. Ja denoncimi i të dhunuarit

Jul 20, 2018 | 10:22
SHPËRNDAJE

UPDATE/  Personat që shihni në fotografi jane prokurori Arjan Ndoj dhe Mond Voga, të dyshuarit njeri si porosites per dhunën ndaj avokatit Ilia Ilia, në Durrës dhe tjetri si dhunues.

voga
Prokurori Arjan Ndoj dhe Mond Voga

Prokurori (me xhup blu) akuzohet prej avokatit te dhunuar se ka futur personin me xhup te kuq per ta dhunuar.

Mësohet se pas sulmit, efektivë të policisë kanë mësyrë në banesën e tij në Fushë-Krujë, por nuk e kanë gjetur aty.

Burime policore thanë se ka qenë vetë avokati, i cili u ka thënë efektivëve se një nga dy personat që e sulmoi ka qenë Mond Voga.

Pas kësaj, policia ka organizuar një aksion për ndalimin e Vogës, por deri më tani nuk kanë mundur të lokalizojnë.

***

FOTO/ Flet avokati që u dhunua në Durrës: Prokurori që ma bëri këtë do ta paguajë shtrenjtë

Goditet dhe dhunohet nga dy persona ende të paidentifikuar avokati Ilia Ilia. Ngjarja ka ndodhur para prokurorise se Durresit, në rrethana që ende presin të sqarohen. Avokati dyshon se dy personat kane ardhur ne emer te prokurotit Arjan Ndoji.

Avokati Ilia Ilia
Avokati Ilia Ilia

Dy avokatët kishin nje debat ne sallen e gjyqit diten e djeshme. “Pas debatit ai me kercenoi. Pasi te mjekohem po shkoj ne polici te bej denoncimin”, ka thënë avokati.

Pyetur nga ‘Panorama” nese i njeh personat qe e rrahen ai jep kete pergjigje: Nuk i njihja personat, ata me thane “ti je Ilia Ilia?”, pasi u thashe po, ata me qelluan”.

Ilia ilia avokat i njohur, ka pasur ceshtje te rëndësishme, ka mbrojtur grupin e Shijakut dhe ka qenë edhe avokat i Lul Berishes.

“Panorama” ka siguruar dhe foto të avokatit i cili pas sulmiut u mjekua në spital.

Në rrëfimin e tij për “Panorama” ka thënë: “Isha duke dal nga prokuroria në momentin që dy persona me dolën përpara dhe më than ti je filani?! Po i thash, ça ke që ke debatuar me Arjan Ndojin prokurorin. Ti je i fortë?! Aty më qëlluan me grusht dhe dyshojnë kishin dorezë hekuri. Më pas shkova i gjakosur tek prokurori Ndoj dhe i thash që do ta paguash shtrenjtë këtë. Kam bërë kallëzim në polici dhe prokurori. Strukturat shtetërore duhet të veprojnë të arrestojnë Ndojin”.

AVOKATI I ILIA ILIA

Lidhur me ngjarjen, Policia e Durrësit njoftoi se: “Rreth orës 10:45, në afërsi të Prokurorisë është goditur me sende të forta nga dy persona shtetasi I.I. me profesion avokat, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura