Dhunonte të dashurën për shkaqe xhelozie, italiani rrezikon 13 vjet burg. Molla e sherrit është… Mario Baloteli

Apr 16, 2021 | 13:29
SHPËRNDAJE

Një 31 vjeçar nga qyteti i Breshias ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se kishte dhunuar të dashurën e tij për shkaqe xhelozie, duke pretenduar se e tradhtonte me sulmuesin italian, Mario Baloteli.

baloteli 1

Italiani, emri i të cili nuk bëhet i ditur nga mediat për shkaqe hetimi, kishte ushtruar dhunë sistematike ndaj të dashurës së tij për shkak se kjo e fundit kishte krijuar një miqësi me Balotelin, gjatë kohës që sulmuesi 30 vjeçar luante për skuadrën e Breshias në sezonin 2019-2020. Madje në raportin e policisë thuhet se kishte qenë vet Baloteli, i cili ishte bërë pjesë e konfliktit disa herë duke u munduar të qetësonte gjakrat.

Tashmë 31 vjeçari ndodhet nën prangat e policisë dhe mund të përballet me dënimin 13 vjet heqje lirie me akuzën e ushtrimit të dhunës sistematike ndaj personit në kushtet e xhelozisë. Ndërkohë për këtë ngjarje me shumë mundësi policia do të dëgjojë dhe versionin e Balotelit pas përfshirjes së tij në mënyrë direkte në konflikt.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura