Dhunoi të riun se kishte ngacmuar motrën e shokut, arrestohet pas 1 viti

May 4, 2016 | 12:34
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 26-vjeçar pasi kishte shpallur në kërkim për plagosje të lehtë.

Ilustruese
Ilustruese

Në pranga ra Taulant Beqiraj, i cili më 5 shtator të vitit 2015, në bashkëpunim me shtetasin Nekid Arapi, në aksin rrugor pranë Radhimës, kanë marrë me forcë 23-vjeçarin me inicialet S.A, e kanë futur mjetin e tyre tip “Porsh” me targë: AA 400 CU dhe pasi kanë ecur rreth 200 metra kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Në fund e kanë lënë në vendin e quajtur “Qafa e Luadhit” në Dukat dhe janë larguar.

Sipas hetimeve të policisë në atë kohë,  23-vjeçarit S.A dyshohet se i ka ngacmuar motrën Nekid Arapit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura