Dhunoi të ëmën dhe plagosi me thikë vëllain, arrestohet autori në Kukës

Apr 21, 2021 | 10:17
SHPËRNDAJE
Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Një person me iniciale R.H është arrestuar sot nga policia, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë vëllain e tij shtetasin me iniciale S. H 27 vjeç, ndërsa  më parë kishte dhunuar edhe të ëmën.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, sipas policisë “rreth orës 07:55, në spitalin e qytetit Krumë ka shkuar i plagosur me mjet prerës shtetasi S. H., rreth 27 vjeç, banues në qytetin e Krumës. Nga intervistimi paraprak shtetasi S. H. ka pohuar se ishte vetëplagosur në banesën e tij”.

Ndërkohë pas hetimeve të filluara nga forca blu, “ka rezultuar se shtetasi S. H. ishte plagosur me mjet prerës thikë nga vëllai i tij, shtetasi R. H., pasi dhunonte të ëmën”.

Nga autoritete “u bë e mundur kapja e autorit, shtetasit R. H., i cili shoqërohej së bashku me shtetasin G. B. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. B. iu gjet dhe sekuestrua mjeti prerës (thikë), me të cilin dyshohet se është plagosur 27-vjeçari.

Shtetasit R. H. dhe G. B. janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Has, për veprime të mëtejshme”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura