Dhunoi seksualisht dhe grabiti prostitutën rumune 10 vjet më parë, shqiptari zbulohet tani nga policia. Çfarë ndodhi gjatë këtyre viteve

Jan 23, 2020 | 17:52
SHPËRNDAJE

Dhjetë vjet pas dhunës, karabinierët identifikuan falë ADN-së njeriun i cili në vitin 2010 dyshohet se sulmoi, dhunoi dhe grabiti një prostitutë përgjatë zonës së Paullese, jashtë Pandinos në Itali.

prostituta.scale-to-max-width.825x

Një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, me banim në provincën e Komos, përfundoi në telashe pas hetimeve të policisë. Burri u raportua në Prokurorinë Publike të Kremones për rrëmbim, dhunë seksuale, grabitje të rëndë dhe plagosje.

Ngjarja

Në vitin 2010, prostituta me kombësi rumune, ishte detyruar të hipte në një makinë, të rrihej, të detyrohej për të kryer marrëdhënie seksuale dhe më pas ishte grabitur.

Karabinierët, në atë kohë, kishin arritur të merrnin materialin biologjik të sulmuesit në rrobat e vajzës dhe profilin gjenetik, i fituar dhe transmetuar menjëherë në bazën e të dhënave.

Rasti kishte mbetur i panjohur për vite, deri ditët e fundit. Në fakt ishin specialistët e Ris në Parma ata që zbuluan se materiali gjenetik korrespondonte me ADN-në e 41 vjeçari shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura