Dhunoi për vdekje bashkëshorten dhe e la para derës së spitalit, Gjykata kërkon që Dardan Krivaqës t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik

Jan 24, 2023 | 14:36
SHPËRNDAJE

Është aprovuar kërkesa e avokatit mbrojtës të Dardan Krivaqës, Admir Salihu që klientit të tij, t’i bëhet një ekzaminim për të parë gjendjen psiqike. Kjo për shkak se në bazë të kontrolleve që i janë bërë dy herë prej kohës që gjendet në paraburgim, mjekët kanë parë tek ai një gjendje të rënduar psikologjike.

dardan

Trupi gjykues në seancën gjyqësore ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut ka aprovuar kërkesën e avokatit mbrojtës të Krivaqës, që klientit të tij, t’i bëhet një ekzaminim për të parë gjendjen psikiatrike të tij.

Salihu ka përmendur si fakt edhe të kaluarën e Krivaqës, ku ka thënë se ai është dhunuar seksualisht dy herë dhe se për këtë ka dhënë vendim edhe Gjykata.

Në këtë seancë është dëgjuar edhe mjeku i përgjithshëm i Urgjencës i cili e kishte kontrolluar Dardan Krivaqën në seancën dëgjimore për masën e sigurisë.

Nga pyetjet e avokatit Salihu, Astrit Hoxha ka thënë se ka pasur dyshime se gjendja e Krivaqës ka qenë e rënduar për shkak të përdorimit të substancave narkotike, por që asgjë nuk është e vërtetuar.

Kujtojmë se më 22 gusht 2021, të pandehurit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, dhunuan barbarisht bashkëshorten e Krivaqës, Marigona Osmanin duke i shkaktuar vdekjen. Më pas ata e kanë lënë viktimën para derës së spitalit pa shenja jete.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e të shpallen fajtorë për veprat penale, për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura