Dhunoi gruan, pranga babait të vëllezërve Aliko

Sep 4, 2015 | 11:15
SHPËRNDAJE

Dy muaj pas arrestimit të dy vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko, si të dyshuarit kryesorë të sulmit me armë mbi Policinë e Shtetit në Lazarat ku humbi jetën efektivi Ibrahim Basha dhe u plagosën dy të tjerë, kjo familje është vënë sërish në qendër të vëmendjes. Protagonist kryesor kësaj radhe është babai i tyre, Adil Aliko, i cili akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Adil-AlikoBurime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër, bënë me dije se 46­-vjeçari Adil Aliko është ndaluar paraditen e djeshme nga policia kufitare e Kakavijës. Të njëjtat burime pohuan se arrestimi i tij është bërë rreth orës 12:00, kur Aliko, person i shpallur në kërkim, banues në lagjen “Kordhocë” të fshatit Lazarat, ka hyrë në territorin shqiptar.

NGJARJA
Burime nga policia e qytetit të Gjirokastrës deklaruan se Adil Aliko akuzohet se më datë 28 gusht të këtij viti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij me iniciale R.P.

Këto burime konfirmojnë për “Gazeta Shqiptare”, se bashkëshortët Aliko jetonin të ndarë prej shumë vitesh, edhe pse në të njëjtën banesë trekatëshe. Duket se kanë qenë pikërisht mosmarrëveshjet në çift dhe sjellja e dhunshme e kryefamiljarit arsyet e ndarjes së hershme të çiftit Aliko.

Por episodi më i fundit i dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortes e ka detyruar këtë të fundit të bëjë kallëzim në polici, ndërsa bashkëshorti i saj është larguar në shtetin fqinj, Greqi. Pas denoncimit të shtetases me iniciale R.P., Gjykata e Rrethit Gjirokastër dha urdhër­ndalimi për Adil Aliko, i cili u shpall në kërkim policor, ndërsa për gruan e tij lëshoi urdhër­mbrojtjeje.

Sakaq, të njëjtat burime thanë se 46­vjeçari është kontingjent i njohur për forcat e Rendit, pasi është person me precedent të mëparshëm penal. Tashmë ndaj Alikos rëndon akuza për veprën penale “Dhunë në familje”, që parashikon dënime nga dy deri në pesë vjet.

Emri i Adil Alikos u përfol gjatë muajit qershor, ku pas një aksioni të ndërmarrë nga Policia e Shtetit, kjo e fundit u sulmua nga persona të armatosur, e për pasojë mbeti i vrarë efektivi i RENEA­s, Ibrahim Basha dhe u plagosën dy specialët të tjerë, Jetmir Isaj e Perlat Hamitaj.

Pas këtij sulmi fshiheshin dy djemtë e tij, të cilët pas një tentative arratisjeje prej 4 ditësh, përfunduan pas hekurave

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura