Dhunoi 12 nxënës në shkollë, Gjykata vendos në “arrest shtëpie” mësuesin

Mar 13, 2016 | 14:50
SHPËRNDAJE

Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mësuesin Agim Muça, i cili u arrestua disa ditë më parë për dhunimin e 12 nxënësve.

Agim Muca
Agim Muca

Mësuesi në fjalë u filmua teksa dhunonte nxënësit e tij të mitur me sende të forta dhe në gjendje të dehur.

Në një intervistë për “Panoramën” dy djemtë e tij kanë deklaruar se babai i tyre u fut në kurth për arsye politike.

Ndërsa prindërit e fëmijëve kanë deklaruar se mësuesi kishte kohë që i dhunonte, mirëpo askush nuk i merrte parasysh ankesat e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura