Fier, komisionieri i PS-së u dhunua për një votë. Ja çfarë ngeli në qendrën e numërimit

Jun 25, 2015 | 8:35
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një komisioner i Partisë Socialiste është dhunuar barbarisht sot në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Fier. Sipas burimeve zyrtare të policisë bëhet me dije se e gjitha erdhi për shkak se kur një votë u shpall e pavlefshme nga numëruesi, hasi në kundërshtimin e një grupi personash, mes të cilëve ndodhej edhe Fatmir Kajolli, kandidat për këshilltar bashkiak nga Partia Republikane dhe të afërmit e tij.

Në momentin që numëruesi është afruar drejt tyre me fletën e votimit në dorë për t’ua sqaruar dhe treguar atyre më nga arfër se për çfarë pavlefshmërie bëhej fjalë, aty ka nsiur edhe përleshja.

Pamje nga vendi i ngjarjes, Fier

Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mbajtëset e hekurit, që ka vijuar me shkatërrimin e të gjithë sistemit të numërimit të votave.

Policia, e cila mbërriti e lajmëruar nga komisionerët, ka ndaluar grupin e përfshirë në përleshje. Numërimi i votave në këtë qendër është ndërprerë dhe qendra është marrë në ruajtje nga ana e Policisë së Shtetit.

Numëruesi socialist, Roland Bylyshi u dergua në spital me carje ne koke, ku mori edhe mjekimin e duhur. Mjeket kane thene se i ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Policia ne nje deklarate per ngjarjen tha se ka nisur procedim penal dhe ka shpallur në kërkim shtetasit:

-Fatmir Kajolli, 50 vjeç, banues në lagjen Mbrostar Ferko, Fier.

-Alban Kajolli , 22 vjeç , banues në lagjen Mbrostar Ferko, Fier.

-Florim Kajolli, 23 vjeç, banues në lagjen Mbrostar-Ferko, Fier.

Pamje nga vendi i ngjarjes, Fier

 

Sipas policisë, sot rreth orës  01:35,  në  KZAZ Nr,  57,  në  shkollën e  mesme “Janaq  Kilica”,  në  lagjen  “Kastriot”,  Fier,  në  bashkëpunim me njëri  tjetrin,  kanë goditur me sende të forta, për shkak të detyrës numëruesin e subjektit politik PS, shtetasin:- Roland Bylyshi, 34 vjeç , banues në fshatin Levan, Fier, i cili ka marrë dëmtime të lehta”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura