Dhunohet në banesën e saj 75-vjeçarja, dyshohet për konflikte me familjet në fshat. Ja çfarë po heton Policia

Sep 19, 2020 | 10:08
SHPËRNDAJE

DhunaNjë ngjarje e rëndë eshtë denoncuar në Policinë e Gjirokastrës mbrëmjen e djeshme, teksa një moshuar është dhunuar fizikisht në banesën e saj.

Korrespondentja e “Panorama.al” raporton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Palokastër, ky shtetasja me inicialet P.Q, 75-vjeç është sulmuar në banesën e saj nga një person ende i paidentifikuar.

Dyshohet se dhunuesi ka përfituar nga errësira për të hyrë në banesë, duke e rrahur të moshuarën në shtratin ku flinte.

Sipas policisë e moshuara ka mbetur me fraktura në trup dhe në fytyrë. Sipas rrëfimit të te moshuarës ajo ka konflikte me dy familje po nga i njëjti fshat të cilët i kanë vrarë bashkëshortin para 3 vitesh.

Në dëshminë e saje, 75-vjeçarja ka thënë se dyshon se ngjarja ka lidhje me konfliktet që ka pasur me dy familjet në fshat.

Mësohet se moshuara po kurohet aktualisht në Spitalin rajonal “Omer Nishani”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura