Dhunohet brutalisht modelja dhe djali 6-javësh që e mbante në duar

Nov 29, 2015 | 15:07
SHPËRNDAJE

Një modele Irlandeze është sulmuar brutalisht ndërkohë që në duar kishte edhe djalin e saj 6-javësh. Pas sulmit djali është dërguar mënjëherë në spital dhe ka qëndruar nën kujdesin e mjekëve pasi gjendja e tij ishte e rëndë. Po ashtu edhe modelja 26 vjeçare, e cila është sërish shtatëzënë, ka marrë plagë të rënda në fytyrë dhe në buzë, pasi është qëlluar disa herë më grushta.

modelja 4

Ajo ka tregur për ‘Dayli Mail’ se ishte sulmuar edhe me thikë, por pa pasoja të rënda. Ka qenë vetë nëna e re e cila ka postuar foton e saj me fytyrë të gjakosur dhe një foto të djalit të vogël në spitalin e fëmijëve.

modelja 2

“Jam shumë e shokuar nga gjithë kjo ngjarje, por nuk do ta le me kaq, do ta gjej atë që më sulmoi. Gjendja ime psikologjike gjithashtu është shumë e dobët, madje sapo kam mësuar që pres edhe një fëmijë tjetër dhe kjo më ka befasuar pak. Por më e shqetësuar jam për tim bir pasi lëndimet e tij janë më të rënda se të mijat”, është shprehur ajo.

modelja

Ava Van Rose njihet si vajza pjesëmarrëse në spektaklin televiziv “Big Brother’s Marc O’neill”, në të cilin nuk kishte nguruar të shprehte ambiecien e saj për tu berë ylli i ponografisë në Irlandë. Ajo aktualisht është e papunë pasi kujdeset për djalin e saj dhe gjithashtu për shtatzanine e saj të dytë.

modelja 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura