Dhunohet brutalisht berberi që refuzoi t’i jepte dorën deputetit turk (FOTO)

May 24, 2015 | 21:33
SHPËRNDAJE

Një tregtar dyshohet se u rrah nga mbështetësit e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, pasi ai refuzoi të shtrëngonte duart me një deputet të partisë në pushtet, i cili shkoi te bisedonte me tregtarët në lagjen Beyoglu të premten.

 

Sipas agjencisë së lajmeve “Dogan”, deputeti Hüseyin Burge, donte të takonte berberin Mustafa Genc, por ky i fundit refuzoi.

Ndërsa deputeti vazhdoi vizitat e tij pas incidentit, një grup njerëzish të cilët e shoqëronin atë, hynë në dyqanin e tij dhe filluan të grindeshin me berberin.

Pas një konflikti verbal, tre persona sulmuan Gencin, duke e goditur atë. Të tre personat agresorë thuhet se lanë ndërtesën dhe përsëri iu bashkuan deputetit Burge.

Sulmi u regjistrua edhe nga kamerat e sigurisë në këtë zonë.

Berberi tha se permes raportit mjekësor që konfirmon se ai është rrahur, do të ndërmarrë veprime ligjore kundër autorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura