Dhunohet bashkëshortja e ministrit në detyrë, policia jep detaje (foto)

Aug 28, 2017 | 20:25
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Vitore Metaj Stavileci, bashkëshortja e ministrit në detyrë Blerand Stavileci, ka pësuar thyerje të kockës së hundës, lëndim të syrit të djathtë dhe gërvishtje në regjionin e qafës, pas sulmit që i është bërë nga dy persona gjatë ditës së sotme.

Këto i ka bërë të ditur drejtori i Qendrës Klinike Emergjente në QKUK, Bastri Lenjani, i cili gjithashtu ka thënë se bashkëshortja e ministrit në detyrë Blerand Stavilecit është jashtë rrezikut për jetën.

auto_unnamed_31503938792

Lenjani: Thyerje të kockave të hundës dhe bëhet fjalë për lëndim të syrit

“Në Klinikën Emergjente rreth orës 14:30, sillet me autoambulancë të shërbimeve mjekësore një e lënduar si pasoj e sulmit fizik. Menjëherë në shërbimin klinik emergjent janë marrë masat e monitorimit, diagnostifikimit dhe trajtimit dhe pas shërbimeve të konsulencës laboratorike, radiologjike janë të gjeturat patologjike se bëhet fjalë për një lëndim apo thyerje të kockave të hundës dhe bëhet fjalë për lëndim të syrit të djathtë, që është e shoqëruar me plagë, me gjakderdhje të vogla, me gërvishtje në regjionin e qafë. Aktualisht ende është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente, është jashtë rrezikut dhe pritet që brenda orëve të lirohet për trajtim të mëtutjeshëm në shtëpi”, tha ai.

Rreth këtij rasti u prononcua edhe drejtori i përgjithshëm i QKUK-së, Curr Gjocaj duke thënë se pacientja është jashtë rrezikut për jetë.

Gjocaj: Pacientja është jashtë rrezikut për jetën

“Në Qendrën Emergjente ka ndodhur një rast me sulmim. Pacientja është trajtuar, është jashtë rrezikut për jetën”, tha ai.

Ndërsa, ministri në detyrë Blerand Stavileci pas largimit nga Emergjenca nuk ka dashur të flas për mediat, duke thënë se do të flas një ditë tjetër lidhur me rastin.

Stavileci: Do të prononcohem gjatë ditëve në vijim

“Do të prononcohem gjatë ditëve në vijim besoj. Veç desha të jem korrekt me ju, faleminderit shumë”, tha ai, raporton KosovaPress.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 14:00, ka marrë informacionin se në lagjen Veternik në Prishtinë, një femër është sulmuar fizikisht nga persona të dyshuar.

“Bëhet fjalë për viktimën: V. S femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cili ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)”, thuhet në një komunikatë të Policisë.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare nga ana e policisë, puna hetimore është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.  Ndërkohë që në stacionin policor Jugu në Prishtinë, në konsultim me Prokurorin e shtetit, është  iniciuar rasti  lëndim trupor.

Ndërkohë që zyrtarë të PDK-së kanë dënuar sulmin ndaj bashkëshortes së ministrit në detyrë Blerand Stavileci, Vitore Metaj Stavileci, ku në një konferencë të jashtëzakonshme për media kanë akuzuar aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje për sulmin ndaj gruas së ministrit në detyrë.

Rrahet bashkëshortja e ministrit Blerand Stavileci

Policia e Kosovës konfirmon se sot rreth orës 14:00, ka marrë informacionin se në lagjen Veternik në Prishtinë, një femër është sulmuar fizikisht nga persona të dyshuar.

“Bëhet fjalë për viktimën: V. S femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cili ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK)”, thuhet në një komunikatë të Policisë.

Bëhet fjalë për bashkëshorten e ministrit në detyrë të Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci,  Vitore Stavileci.

Pas  ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare nga ana e policisë, puna hetimore është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Ndërkohë që në stacionin policor Jugu në Prishtinë, në konsultim me Prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti lëndim trupor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura