Dhunohet avokati, sherri pas seancës gjyësore për një çështje pronash. Disa persona të shoqëruar në Komisariat

Nov 24, 2022 | 13:40
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar me dhunimin e një avokati një seancë gjyqësore në Fier këtë të enjte.

policia fier

“News24” bën me dije se ngjarja ka ndodhur pranë gjykatë së Fierit, pas një seance për çështje pronash.

Sapo kanë dalë nga godina e gjykatës, palët janë konfliktuar me njëra tjetrën dhe dhunës nuk i ka shpëtuar as avokati, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Paraprakisht bëhet me dije se katër persona janë shoqëruar në Komisariat por policia nuk ka ende një njoftim zyrtar .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura