Dhunoheshin nga babai i dehur, djali me nënën pijnë ilaçe për t’u helmuar

Sep 1, 2015 | 7:36
SHPËRNDAJE

Nënë e bir kanë përfunduar në spital pas tentativës për t’i dhënë fund jetës, të mërzitur nga dhuna sistematike që ushtronte kryefamiljari, që rrinte vazhdimisht i dehur.

Policia e Elbasanit
Policia e Elbasanit

Ngjarja ka ndodhur në Jogodinë të Elbasanit dhe sipas të dhënave të para të policisë, në spital në gjendje të rëndë, por për fat jashtë rrezikut për jetën janë paraqitur l.L 50 vjec dhe djali i saj, B.L, 20-vjeç.

Kanë qenë fqinjët që i kanë parë dhe kanë njoftuar me urgjencë ambulancën dhe i kanë dërguar në spital.

Nga hetimet e para mësohet se ata keqtrajtoheshin nga babai, i cili kthehej vazhdimisht i dehur në shtëpi.

Në fillim ilaçet i ka konsumuar djali dhe më pas nëna, por janë shpëtuar në kohë, ndërkohë që policia ka shoqëruar kryefamiljarin.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura