Dhunë nuses e vjehrrit, arrestohet dhëndri. Hetohet e lirë një 59-vjeçare, grushte vjehrrit pas sherrit për pronën

Mar 30, 2015 | 13:29
SHPËRNDAJE

Një 31-vjecar ka përfunduar në pranga për dhunën e ushtruar ndaj gruas dhe vjehrrit, ndërkohë që po një ditë më parë ndaj të 59-vjecareje nisi hetimi në gjendje të lirë pasi dhunoi vjehrrin.

Rastet e dhunës brenda familjes kanë ndodhur në Tiranë dhe raportohen nga vetë policia përmes komunikatës zyrtare.

Sipas policisë së Tiranës, shtetasja D.O, 59-vjecare ka rrahur në banesë  vjehrrin e saj S.O. “Më datë 28.03.2014 filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetases D.O, 59 vjeç, banuese në Tiranë, sepse në banesë, për motive pronësie, ka goditur me grushte vjehrrin e saj S.O”- njofton policia.

Ndërkohë që shtetasi Erlis Hysenllari, 31 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë, pasi sipas policisë, në veprim me kundërshtimin e gjykatës, kishte kanosur me jetë bashkëshorten L. H, 24 vjeç dhe vjehrrin e tij, L.P, 49 vjeç në banesën e tyre. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura