“Dhunë nga të gjitha anët në Laç”, reagon Partizani: Ju kërkojmë ndjesë të gjitha nënave dhe motrave…

Apr 28, 2021 | 22:26
SHPËRNDAJE

Klubi i Partizanit, ka reaguar pas ngjarjeve të ndodhura në Laç, aty ku tensioni ishte i lartë. Në fundin e pjesës së parë, trajneri i portierëve të të kuqve, Ilir Bozhiqi, u godit me një send të fortë nga tribuna. 

bandicam 2021-04-28 16-51-33-437

Për këtë, klubi i kuq është shprehur se në Laç ka pasur dhunë nga të gjitha anët. Gjithashtu në komunikatë, kryeqytetasit shkruajnë se i kërkojnë ndjesë nënave dhe motrave, për fjalorin që u përdor.

KOMUNIKATA:

Të gjithë mezi po presim rikthimin e tifozëve në stadium por JO KËSHTU! Partizani gjithmonë ka kërkuar të luajë brenda respektit të rregullave të mikpritjes dhe ndershmërisë sportive dhe gjithçka t’ja lërë fushës së blertë. Sot nuk ka patur as rregull as fairplay dhe mbi të gjitha as qytetari. Jashtë çdo etike skuadra dhe stafi ynë është fyer për gjatë gjithë ndeshjes me një fjalor të turpshëm dhe të papranueshëm nga tifozët në tribunë.
Megjithëse thjesht pjesmarrës dhe jo faktorë, në këtë moment ndjejmë përgjegjësinë të kërkojmë ndjesë ndaj të gjitha nënave e motrave, fëmijëve e të rritureve që kanë dëgjuar nëpërmjet ekranit sharjet e panumërta dhe mungesën e theksuar të etikës. Në të njejtën kohë përgëzojmë skuadrën dhe stafin që pavarësisht dhunës verbale konstante, tregoi karakter dhe arriti të menaxhonte një ndeshje futbolli në kushte ekstreme. Gjithashtu dënojmë në mënyrë absolute dhunën fizike në tribunë dhe fushë e sidomos atë që u pa në tv, goditjen me shishe në kokë në drejtim të trajnerit të portierëve tonë Ilir Bozhiqi nga tifozët.
Distancohemi dhe dënojmë këto incidente që po prishin dhe mbase edhe po cënojnë garën e fortë dhe të bukur që futbolli në vend po ofron këtë vit me shpresen se episode të tilla mos tolerohen e mos përsëriten më.
121

VIDEO/ Situatë e tensionuar në Laç, presidenti Laskaj përplaset me…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura