Dhunë në stadiumin grek, trajnerit të Olimpiakosit i thyejnë dhëmbët

Feb 25, 2018 | 20:31
SHPËRNDAJE

Momentet e tensioneve dhe sherreve janë shpesh të pranishme në futbollin grek. Kësaj radhe, një episod i shëmtuar ka ndodhur në ndeshjen PAOK-Olimpiakos.

tyy

Ultrasit e PAOK-t kanë hedhur sende nga lart dhe njëra prej tyre ka prekur në nofull trajnerin e miqve të Olimpiokos, Oskar Garsia, duke e dëmtuar keq.

Në këto kushte, është vendosur që ndeshja të shtyhej, pasi situata në stadium ishte shumë e tensionuar.

gttrt

Trajneri Garcia është detyruar të shkojë drejt spitalit, pasi dyshohet se mund t’i jenë thyer dhëmbët.

RTRR

Ultrasit e PAOK-ut ishin protagonistë edhe në episode të tjera përgjatë ndeshjes. Në njërën prej tyre ata hyrën në fushë me një flamur bullgar dhe fytyra të mbuluara, ndërsa në flamur shkruhej “Gate 4” (emri i një prej grupimeve më famëkeqe të ultrasve të PAOK-ut).

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura