Dhunë e përndjekje, 31-vjeçari ‘humb toruan’ dhe tenton t’i vërë zjarrin banesës së ish-të dashurës

Jan 17, 2022 | 10:22
SHPËRNDAJE

Nuk kanë të ndalur raportimet e policisë për raste të vajzave dhe grave të dhunuara nga partnerët e tyre, apo të përndjekura këmba-këmbës.

dhuna

Së fundmi, nga efektivët në Komisariatin e Policisë Nr. 6, është arrestuar në flagrancë 31 vjeçari me inicialet V. Z., pasi ka tentuar t’i djegë banesën ish të dashurës.

Blutë bëjnë me dije se i riu madje në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Mesa duket ai nuk e kishte pranuar ndarjen dhe vijonte t’i bëhej makth ish të dashurës.

Ndërkohë që një tjetër person u arrestua për përndjekje. Blutë thonë se në pranga ra S. K., 59 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur shtetasen M. H., 46 vjeçe.

Efektivët e Policisë në Komisariatin e Kavajës arrestuan gjithashtu në flagrancë shtetasin A. L., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses.

Ndërsa M. F., 20 vjeç, u arrestua për dhunë ndaj nënës së tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura