Dhuna në Vërri/ Kryemadhi: I bëj thirrje Edi Ramës të ndalojë se do përfundojë vet në kazanin e plehrave

Jan 22, 2018 | 15:00
SHPËRNDAJE

Pas publikimit të pamjeve të dhunës ndaj banorëve në fshatin Vërri të Fierit, ka reaguar dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila tha se është një akt i pa precedentë dhe duhet ndalur.

Sipas saj të gjithë duhet të ngrihemi që të ndalim instalimin e impiantit të djegies.

monika kryemadhi

Pjesë nga deklarata

Sot janë dhunuar disa njerëz në Vërri se kanë mbrojtur tokat e tyre.

Kjo ka ndodhur se një kompani ka fituar një tenderë korruptiv, për të djegur plehrat.

Beteja në Vërri nuk është beteja e banorëve, por edhe gjithë të qytetarëve. I bëj thirrje çdo militanti të LSI, që të shkoj atje në ndihme të tyre.

I bëj thirrje të gjitha mediave që të pasqyrojnë këtë dhunë të rëndë në veri.

I bëj kompanisë që të heqë dorë se do të jetë shumë vonë.

I bëj thirrje Edi Ramës që të heqë dorë nga plehrat se do të përfundoj vetë në kazanin e plehrave.

I kërkoj Edi Ramës që të mbaj premtimin, për mos ndërtimin e këtij inceneratori.

I bëj thirrje dhe krye bashkiakut i cili me dhunë po merr firmat e kryepleqëve, Mund të fitosh katër firma po nuk do ndalësh dot revoltën e qytetarëve.

Prandaj u bëj thirrje të gjithëve që të marrin pjesë në protestë e 27 janarit, për të ndaluar këtë akt të qeverisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura