Dhuna ndaj Strazimirit, shtyhet gjyqi ndaj deputetëve Ndreu dhe Ndoka (FOTO)

Apr 10, 2015 | 10:25
SHPËRNDAJE

Është shtyrë seanca e sotme gjyqësore në Gjykatën e Lartë mes deputetëve socialistë Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, për konfliktin e ndodhur në ambjentet e Parlamentit me kolegun e tyre demokrat Gent Strazimiri. Shkak për këtë është bërë mos plotësimi i trupës gjykuese.

Deputeti duke dale nga Gjykata e Larte

Ai që mungonte ishte anëtari i Kolegjit, Artan Zeneli, i cili kishte justifikuar mosprezencën për arsye objektive.

Deputeti socialist duke dale nga gjykata e Larte

 Përplasja fizike mes deputetëve socialistë Arben Ndoka e Pjerin Ndreu dhe demokratit Gent Stazimiri në korridorin e Kuvendin më 10 korrik 2014. Gjithçka është fiksuar në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë së Kuvendit për momentin e goditjes së deputetit Strazimiri.

Ndoka e Ndreu në Gjykatën e Lartë po gjykohen për akuzën “goditje për shkak të detyrës” të deputetit Strazimiri. Materiali filmik i administruar si provë nga Gjykata ishte i gjatë 7 minuta, pjesë e të cilit janë edhe pamjet filmike të dhunës ndaj Strazimirit të publikuar më parë në media.

Gjatë videos dëgjoheshin qartë disa fjalë kërcënuese dhe fyese të deputetit Ndreu drejt të dëmtuarit Strazimri. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura