Dhuna ndaj gazetarit, Vasili: Iu vërsulën si kafshë sepse po bënte detyrën! Këtë neveri e pëlqen vetëm…

Jul 27, 2021 | 21:01
SHPËRNDAJE

petrit vasili 26 prill

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për dhunën ndaj gazetarit Ergys Gjençaj nga policia gjatë teksa ai filmonte një operacion antidrogë në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili e konsideron të turpshme. Sipas tij, gazetari “gaboi” duke bërë detyrën, ndaj dhe policët iu vërsulën si kafshë.

Duke e konsideruar një skenë të neveritshme, Vasili shkruan se këto i pëlqen vetëm kryeministri Edi Rama i cili për sa kohë do jetë në krye të qeverisë, policia do jetë armike e medias.

Postimi i plotë i Vasilit:

Ergys Gjençaj perballe policise se turpit! Ca ordinere policie, palaço gojepisa, qe krimineleve dhe trafikanteve ju marrin te keqen i versulen si kafshe gazetarit te mirenjohur Ergys Gjençaj.

Ergysi bente detyren si gazetar, por “gaboi” se po filmonte ordineret e policise. Ky eshte turp nuk eshte polici. Kjo eshte nje shemti per te cilen qytetaret provojne vec neveri.

Kete neveri e pelqen vetem Edi Rama. Sa kohe te jete Edi Rama do te jete kjo polici armike medias dhe e qytetareve dhe mike e krimineleve dhe trafikanteve.

Lexoni edhe: “Hape derën o b*thq**”/ Drejtuesi i “Benz”-it u bën ‘zbor’ policëve, i jep gaz makinës dhe largohet. Efektivët u sulen gazetarëve

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura