Dhuna mbi studentët, batuta në Kuvend. Xhafaj ironizon opozitën: Mos na bëni mbledhje partie, thoni gjëra me mend

Mar 2, 2015 | 15:40
SHPËRNDAJE

Komisioni i Ligjeve

Tiranë- Në komisionin e Ligjeve deputetët sot janë përplasur lidhur me grevën e studentëve të Infermierisë të cilët një ditë më parë u nxorën forcërisht nga godina e universitetit dhe u dërguan në komisariat. Çështja në komision u ngrit si shqetësim nga deputetët e opozitës, ku Arben Ristani e ka quajtur brutale ndërhyrjen e policisë.

“Jemi shoqëri demokratike, … Ndërhyrja ndaj tyre ka qenë brutale, janë marrë me makina pa targa, janë gjakosur dhe kanë përfunduar në spital”,- u shpreh ai ftoi komisionin ta hetojë çështjen.

“Ngjarja është e rëndë, komisioni duhet ta trajtojë. Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë”,- tha Ristani.

Por kreu i komisionit Fatmir Xhafaj tha se deklaratat e Ristanit janë thjesht politike. Duke u përgjigjur deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, theksoi se me gjestin e policisë të dielën, u dhunua Kushtetuta.

Bylykbashi: Jemi komisioni i Ligjeve dhe të Drejtave të Njeriut. Çështja nuk është politike, u dhunua Kushtetuta

Xhafa: Kjo nuk është mbledhje partie

Flamur Noka: Është përdorur dhunë barbare ndaj studentëve. Dhuna e paprecedentë, në kohën që ata ishin në ambientet e tyre

Ristani: Do iu kerkoja te diskutojme dhe hapat qe duhet te marrim. Ka pasur nje greve te studenteve. Ne te gdhire eshte nderprere greva nga forcat e policise. Kane kerkuar qe per nje sherbim te njejte te kene pagese te njejte. Duhet ti trajtojme me kujdes e dashamiresi pasi jane te rinjte e vendit e ardhmjam. Jane keqtrajtuar gjakosur nje nr i madh ka lerfunduar ne spital. Jane derguar ne vende te panjohura jane shperngul nha nje vend ne tj.

Xhafaj: Nuk eshte procedim, eshte deklarat politike. Nuk mund te diskutohet jashte rendit te dites. Nese ka nevoj per debat te ndiqen te gjitha instrumentet.

Bylykbashi kerkon fjalen

Xhafaj: Nese thua gje me te mencur se ai thuaj

Bylykbashi: Nuk eshte ceshtje politike eshte ceshte e dhunimit te Kushtetutes. Te gjejme rruget qe keto te mos zgjidhen me.

Xhafaj: Nuk eshte mbledhje partie. Te procedojme sipas procedures. Te mblidhet nenkomisioni per te drejtat e njeriut.

Bregu: T’i japim Kuvendit nje rol me aktiv. Ashtu si dhe shoqeria civile dhe media. Keshilli Kombtar i Integrimit. Do jete organi me i larte i konsultimit. Vendosen afate konkrete dhe te kontrollueshme.

Bylykbaahi: Prioriteti 5 mese i rendesishem sot. Eshte per te drejtat e njeriut

Balla: Flisni per temen. Ne i japim opozites ju beni llafe. E terheqim fare nismen.

Bylylbashi: Dhune ne Kavaje, Durres etj. E fundit ishte ndaj studenteve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura