Dhuna/ 34 vjeçarja nënë e dy fëmijëve konsumon pesticide për t’u vetëvrarë

Aug 3, 2020 | 22:28
SHPËRNDAJE

Një 34-vjeçare nga qyteti i Poliçanit ka tentuar vetëhelmimin, duke konsumuar një sasi të madhe pesticidesh.

ambulanca_naten

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Kombinat”, në Poliçan, dhe shkak për ndërmarrjen e këtij vendimi të gruas është bërë dhuna e vazhdueshme që bashkëshorti i saj ushtronte ndaj saj.

Për shkak të dhunës në familje, mësohet se gruaja ka qënë e pajisur një vit më parë me “urdhër mbrojtje” dhe më pas është ribashkuar sërish me bashkëshortin e saj.

Burime të besueshme kanë konfirmuar për BW, se grindjet dhe dhuna në familjen e 34-vjeçares F.I kanë qenë të vazhdueshme dhe në shumë raste edhe në sy të dy fëmijëve të vegjël.

Gruaja është gjetur e shtrirë pa ndjenja në dyshemenë e dhomës së gjumit nga fëmijët, që kanë njoftuar për ndihmë komshinjtë dhe më pas policinë. Ajo është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, por për shkak të gjendjes së rëndë mjekët e kanë transportuar me urgjencë drejt Tiranës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura