Dhoma Kombëtare e Zejeve, Bregasi: Mundësi për certifikimin e profesionit

Apr 1, 2017 | 8:27
SHPËRNDAJE

Mbi 70 zanate dhe rreth 250 profesione të lira janë bërë bashkë në krijimin e Dhomës Kombëtare të Zejeve.

Ky bashkim, përveçse do të sjellë më shumë lehtësira për ta, do të shërbejë edhe për ruajtjen dhe trashëgiminë e kësaj pasurie kombëtare.

Biznesmeni Luan Bregasi, gjate hapjes se Panairit te Punes 2017, ne ambjentet e Pallatit te Kongreseve./r/n/r/nBusinessman Luan Bregasi, during the opening  of Labour Fair 2017, at the Palace of Congresses.

Rëndësia e ligjit të zejeve, miratuar pak muaj më parë, u vu në dukje edhe nga presidenti i “BiznesAlbania”, Luan Bregasi.

Gjatë një takimi me zejtarët në ambientet e Panairit Kombëtar të Punësimit, Bregasi tha se në saje të këtij projekti, zejtarëve do t’u krijohet mundësia e kualifikimit.

“Përse e ka këtë vlerë? Sepse i ka munguar tregut të punës, strukturës së biznesit, për të gjithë biznesin e vogël, zanatçinjtë dhe profesionet e lira. Ky ligj i jep vlerë punës individuale, profesionit që ka një numër të madh. Janë 250 profesione të lira dhe mbi 70 zanate. Pse e duam këtë dhomë? Profesioni i zejtarëve trashëgohet dhe nuk ka pasur mundësi kualifikimi, ndaj edhe dhoma do t’ua japë këtë mundësi, apo edhe të certifikojë profesionin”, tha Bregasi.

Nisma ligjore i çliron zanatçinjtë nga të gjitha llojet e taksave me të cilat trajtohen bizneset.

E pranishme në këtë takim, ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, ka theksuar rëndësinë që merr promovimi i zejtarisë si pjesë e zhvillimit të turizmit njëkohësisht për të rritur më shumë punësimin.

“Bashkimi i zejtarëve është një hap shumë i rëndësishëm, pasi zejtarinë e kemi pasur traditë dhe duhet ta zhvillojmë për të rritur më shumë punësimin”. Në vendin tonë janë identifikuar mbi 70 profesione zejtarësh, të cilët do t’i përgjigjen nevojës së munguar të tregut të punës dhe ruajtjes së traditës së zanateve, si pjesë e identitetit kombëtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura