Dhjetëra qytetarë të helmuar në Kukës/ Gafa e Safet Gjicit bëhet virale: Nuk kemi problem me ujin e pijshëm, vetëm sa është përzier me atë vaditës

Jun 27, 2022 | 16:16
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ka reaguar pas rasteve të shtuara në urgjencën e Kukësit me shenja helmimi. Ai përjashtoi mundësinë që ata të jenë helmuar nga uji i pijshëm.

Por në fjalën e tij, Gjici ka bërë një gafë që është bërë shumë shpejt virale në rrjet. Ai u shpreh gjatë prononcimit për media se lagjia Mujë, ku është evidentuar problematika, nuk ka probleme me ujin e pijshëm, por veçse ka ndodhur një përzierje e tij me ujin vaditës.

Për lagjen Muja të cilën flisni ju, nuk është e vërtetë që ka problem me ujin e pijshëm, aty ka një problem që është përzier uji i pijshëm me ujin vaditës, duke ndërhyrë një nga banorët, që policia po heton atë rast. Po s’ka lidhje fare, uji është i pijshëm vetëm se është përzier me ujin vaditës. Na rezulton se uji i pijshëm është totalisht brenda normave dhe analizave. Drejtoria e Ujësjellësit është në krye të detyrës”, thotë Gjici.

Gjici deklaroi gjithashtu se analizat e ujit të pijshëm në Kukës bëhen tre herë në ditë për të pasur siguri nga qytetarët, duke mohuar dyshimet e mjekut të spitalit Albert Shehu, i cili përmendi si shkak të mundshëm edhe këtë faktor.

“Nuk është normale të abuzosh me një temë sensitive si uji i pijshëm. E dimë që viroza e stinës është gjithandej. Nuk ka lidhje fare me ujin e pijshëm. Një deklaratë e mjekut në spital është keqkuptuar. Policia do bëjë hetimet e veta. Ka kërkuar edhe analizat e ujit. Uji i pijshëm është brenda normave dhe analizave. Nuk ndodh që të kemi probleme me ujin e pijshëm. Mund të jetë për shkak të virozës. Mjeku nuk duhet të flasë në këtë mënyrë pa ardhur analizat.

Kemi pasur edhe raste të tjera por nuk janë bërë kaq abuzive. Uji i pijshëm është shumë i rëndësishëm për qytetarë. Ne kemi rregulla strikte për ujin e pijshëm. Çdo ditë bëhen analizat. Tre herë në ditë. Për ujin nuk ka problem. Sa i përket ujit të pijshëm. Ne do kërkojmë nga prokuroria dhe policia përgjegjësi për ata që hapin panik te qytetarët për ujë të pijshëm dhe ujë të papijshëm”, u shpreh Gjici.

 

Ai theksoi se do të kërkohet përgjegjësia për të gjithë ata që abuzojnë me ujin e pijshëm. “Të flasësh pa pikë përgjegjësie kjo është e papranueshme. Institucionet dhe mjekët duhet të kenë kujdes kur flasin për ujin e pijshëm pa marrë më parë analizat.

Uji i pijshëm është brenda normave, brenda rregullave. Ka një procedurë strikte që nuk e kalon dot askush. Janë institucione dhe sektorë të posaçëm që merren me analizën e ujit. Do kërkojmë për të gjithë këta persona që abuzojnë me ujin e pijshëm te qytetarët kuksianë ndoshta edhe për interesa të tjera. Kush abuzon me këtë temë do mbajë përgjegjësi sipas ligjit”, deklaroi ai.

LEXO EDHE: Dhjetëra të helmuar përfundojnë në Spitalin e Kukësit/ Mjeku i Urgjencës tregon simptomat! ISHP merr mostrat e ujit të pijshëm

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura