“Dhjetëra mijëra familje janë zhytur në borxhe”/ Basha: Vota për ndryshim do të thotë votë për një qeveri që edhe në kohë pandemie nuk punon për një grusht njerëzish

Apr 8, 2021 | 21:54
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se kryeministri nuk e ka pasur për asnjë sekondë seriozisht pandeminë.

4fec36cc-426b-40d5-a0c5-91aa84383bdf

Sipas tij, vota për ndryshim do të thotë se qeveria e ardhshme sipas Bashës nuk do të punojë për një grusht njerëzish.

Kreu demokrat tha në “Real Story” në News 24m, tha se pandemia ka zhytur dhjetëra mijëra familje në borxhe dhe nuk “dinë nga t’ia mbajnë”.

Lulzim Basha: Edi Rama do iki me 25 prill. Ata njerëz që dalin aty janë paralajmërimi që Edi Rama do të largohet masivisht me 25 prill ndërsa unë me marrjen e pushtetit me marrjen e përgjegjësive të kryeministrit garantoj as pandeminë as vaksinat nuk do t’i përdor për fushatë.

Njerëzit e kanë kuptuar, nuk mund t’i bësh njerëzit për budallenj. Njerëzit e kanë kuptuar që këta, kemi ardhur në këtë pikë sepse ky kryeministër nuk e ka pasur për asnjë sekondë seriozisht luftën kundër Covid-it. Edhe kur katër muaj pas propozimit tonë e pranoi rimbursimin si koncept, faktikisht nuk ka dhënë para për të paguar faturat e kripura të cilat… Cili është problemi? Në këtë mënyrë po fshihen kursimet e atyre që kanë pasur kursime ndërsa shumica e familjeve që po i kurojnë njerëzit e tyre në shtëpi po zhyten në borxhe. Dhe programi ynë për fat të keq, në këto kushte  duhet t’i japë përgjigje dhe këtij problemi. Në momentin që flasim, ka më shumë se dy javë që ekspertët tanë të financave, ekspertët tanë të shëndetit publik që bëjnë kalkulimet e vërteta, jo ato shifrat e rreme që jepen, me ndihmën edhe të ekspertëve të huaj që na kanë qëndruar pranë, me këshillë profesionale po shohim çfarë mund të bëjmë dhe çfarë do të bëjmë pas 25 prillit për të rimbursuar në mos plotësisht, të paktën pjesërisht dhjetëra, mijëra familje që janë zhytur në borxh për të kuruar veten e tyre apo të dashurit e tyre. Por ndërkohë ka dhjetëra, mijëra familje të tjera që janë zhytur në borxh dhe nuk dinë nga t’ia mbajë. Dhe atyre duhet t’ia them sot që më 25 Prill vota për ndryshim do të thotë votë për një qeveri që paratë i buxhetit nuk do ti çojë më, edhe në kohë pandemie, në një grusht njerëzish, por do ti çojë te prioritetet kryesore që janë shëndeti, ekonomia, punësimi dhe dalja nga kriza 8 vjeçare, stanjacioni 8 vjeçar i kësaj qeverie që është edhe problemi kryesor i vendit.

Që ne kemi një ekip ekspertësh të fushës sepse po të shikoni ata kanë munguar në krah të qeverisë dhe kanë qenë kryesisht në debat me qeverinë. Fusha është epidemia, pandemia, pra, sëmundjet infektive, të cilët na kanë siguruar ekspertizë me lidhjet e tyre europiane, sikundër kemi siguruar përmes lidhjeve tona me institucionet europiane, katër ekspertë perëndimorë që po asistojnë programin tonë, ekipin tonë, në mënyrë që qeverisja e ardhshme të jetë në gjendje të përballë me shpejtësi, sfidën e sigurimit të vaksinave, të çertifikuara nga Bashkimi Europian, për të vaksinuar popullsinë.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

1 KOMENT

Comments are closed.