Dhjetë grabitje në tre orë/ Si vidhnin me akrobaci dy skifterët shqiptarë

Jan 28, 2016 | 18:07
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka zbuluar një grup grabitësish që ishin kthyer në tmerrin e Riminit. Grupi me tre pjesëtarë arrinte të kryen deri në 10 vjedhje në tre orë. Në pranga kanë përfunduar dy shqiptarë dhe një italiane.

WCENTER 0WQBCIPDIC - 01281513 FOTO WEBSERVER - imgtoni280116151241 - POLIZIA MERCE SEQUESTRATA PESARO - POLIZIA MERCE SEQUESTRATA POLIZIA MERCE SEQUESTRATA - Luca Toni

Një prej të arrestuarve, Blerim Halili, 35 vjeç, rezulton i dënuar më parë për vrasje dhe rezulton ilegal prej shumë kohësh në Itali. Grupi ishte shumë i specializuar në grabite pasi vetëm gjatë muajve dhjetor dhe janar kanë vjedhur më shumë se 350 sende me vlerë.

WCENTER 0WQBCIPDDD - 01281513 FOTO WEBSERVER - imgtoni280116151203 - POLIZIA MERCE SEQUESTRATA PESARO - POLIZIA MERCE SEQUESTRATA POLIZIA MERCE SEQUESTRATA - Luca Toni

Gjatë operacionit për kapjen e tyre, policia ndaloi makinën e drejtuar nga Nikaj duke vënë në pranga atë dhe shtetasen italiane e cila ishte ulur në sediljet e pasme. Kurse Halili, i cili ishte ulur në vendin e parë si pasagjer arriti t’i ikte policisë.

image (9)

Kjo nuk ishte surprizë për policinë italiane pasi ai njihet si “Jury Chechi i keq” (Juri Chechi gjimnast i njohur italian”, pasi është i aftë të ngjitet në katin e tretë të një ndërtesa pa doreza.

WCENTER 0WQBCIPDHC - 01281513 FOTO WEBSERVER - imgtoni280116151222 - POLIZIA MERCE SEQUESTRATA PESARO - POLIZIA MERCE SEQUESTRATA POLIZIA MERCE SEQUESTRATA - Luca Toni

Por, policia më pas arriti të zbuloi vendndodhjen e tij në Napoli, ku u kap në një hotel.

Si “magazinë” për objektet me vlerë shërbente apartamenti i një shtetase italiane në Rimini, e cila ka përfunduar gjithashtu në pranga. E arrestuara është Stefania Longhi, 43 vjeçe, e cila rezulton e dashura e Halilit. Ndërsa shqiptari tjetër i arrestuar është Françesko Nikaj, 28 vjeç.

WCENTER 0WQBCIPDIH - 01281513 FOTO WEBSERVER - imgtoni280116151247 - POLIZIA MERCE SEQUESTRATA PESARO - POLIZIA MERCE SEQUESTRATA POLIZIA MERCE SEQUESTRATA - Luca Toni
Tre të arrestuarit

Policia gjeti në apartamentin e italianes bizhuteri,kompjutera, ora, argjendurina, para, portofola dhe sende të tjera me vlerë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura