Dhimbjet nervore të pashpjegueshme, ja shkaqet

Mar 26, 2018 | 12:37
SHPËRNDAJE

Djegie, ndjesi shpimi, si goditje elektrike apo gjilpëre. Këto janë disa nga shenjat që shkaktojnë dhimbje, e cila nuk dihet nga se vjen. Nëse kjo ju ndodh dhe ju, nuk jeni vetëm. Miliona njerëz në mbarë botën kanë dhimbje nervore të pashpjegueshme. Teksa mjekësia popullore mund të sjellë veçse një lehtësim, ka një sërë mënyrash për të pakësuar dhimbjen.

Esclerosis-lateral-amiotrófica

SHKAQET E NJOHURA

Dhimbja nervore shkaktohet nga dëmtimi i nervit. E për këtë njihen mbi 50 diagnoza, medikamente apo toksina që i shkaktojnë ato, duke përfshirë: diabet, HIV, traumat, vitamina B6 (pyridoxine), kimioterapia, toksina të tilla si, përdorimi i sasisë së lartë të alkoolit, sëmundjet autoimune si lupus, mungesa e vitaminës B12, disa lloje kancerash si, lipoma ose myeloma e të tjera. Pasi një nerv dëmtohet, ka gjasë të sillet në mënyrë jonormale. Ka raste që është i qetë dhe të mos përçojë asnjë ndjesi, duke shkaktuar vetëm mpirje. Ose mund të dërgojë mesazhe të shumta dhe të çekuilibruara dhimbjeje.

SHKAQET E PANJOHURA

Për shumë njerëz, shkaku i dhimbjes nervore nuk mund të identifikohet edhe pas një sërë analizash. Pikërisht kjo quhet dhimbje nervore e pashpjegueshme që në gjuhën mjekë- sore quhet neuropati indiopatike. Ndërkohë që dhimbjet nervore të pashpjegueshme mund të vijojnë të jenë ende për shkak të dëmtimit të nervit në një moment të caktuar, njohuritë aktuale mjekësore dhe analizat nuk mund të thonë si, kur apo pse ndodh kjo gjë.

INCIDENCA

Gati 20 milionë amerikanë besohet se vuajnë nga një patologji e tillë, apo rreth 1 në 10 njerëz mbi moshën 40-vjeçare. Ndërsa gjasat për t’u prekur nga sëmundjet nervore të pashpjegueshme i kanë personat mbi 60 vjeç. Në shumë studime, gati gjysma e personave me dhimbje të pashpjegueshme rezultoi të ishin prediabetikë. Ekspertët mendojnë se niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të jetë shkaku kryesor i tyre. Studime të tjera kanë provuar se sindromi metabolik, kombinimi i presionit të lartë të gjakut, niveli anormal i kolesterolit, obeziteti dhe diabeti, janë të zakonshëm te njerëzit me dhimbje nervore të pashpjegueshme. Sëmundjet e mësipërme cilësohen faktorë parësorë që ndihmojnë në shfaqjen e dhimbjeve nervore të pashpjegueshme.

Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura