“Dhimbjen që ju ndjeni sot e kuptoj shumë mirë…”, aktori turk ngushëllon në shqip të gjithë shqiptarët

Nov 30, 2019 | 12:18
SHPËRNDAJE

Bashkëshorti i Almeda Abazit, aktori turk Tolgahan Saysiman shprehet i keqardhur për tërmetin e 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.

Përmes një postimi në ‘Instastory’, ai ka shkruar në shqip dhe ka shprehur mbështetjen për Shqipërinë por njëkohësisht ka kujtuar edhe tërmetin e fuqishëm 7.4 ballë që preku Turqinë në vitin 1999 nga ku humbën jetën shumë njerëz.

“Në vitin 1999 ne jetuam një tërmet shumë të rëndë 7.4 ballë ku humbën jetën dhjetra mijëra njerëz, prandaj dhimbjen që ndjeni ju sot ne e kuptojmë shumë mirë, Zoti i ndihmoftë të gjithë shqiptarët dhe mos jetofshi më humbje të tilla. Jemi me ty Shqipëri”, shkruan Tolgahan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura