“Dhimbje…zemra copë”, Aurela Gaçe e prekur, ngushëllon familjarëve që humbën njerëzit e tyre nga tërmeti

Nov 28, 2019 | 15:05
SHPËRNDAJE

Tërmeti 6.4 ballë që goditi Shqipërinë la pas shumë viktima dhe njerëz të mbetur nën rrënoja. Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe është mobilizuar që në fillim duke treguar mbështetjen e saj në këto momente të vështira për Shqipërinë dhe shqiptarët.

E prekur, Aurela ka ngushëlluar familjarët që humbën të dashurit e tyre si pasojë e këtij tërmeti.

Përmes një postimi në ‘Instagram’ ajo shkruan:

“Dje e sot, secili nga ne ka lotuar per ato familje e jete njerezish qe nuk arriten t’ja dalin. Vetem duke pare videot e shperndara te loteve te nenave qe humben femijjet, vetem duke pare ato trupa te pajete qe dilnin nga rrenojat ,zemra cope . Secili nga ne mund te ishte aty? . DHIMBJE . Ngushellimet me te sinqerta per gjithe familjet qe humben me te dashurit e tyre. SHPIRTRAT E TYRE QOFSHIN TE PARAJSES??”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura