Dhimbje për viktimat në Genova, i afërmi i shqiptarit humb ndjenjat gjatë praktikës fetare

Aug 17, 2018 | 21:20
SHPËRNDAJE

Ditën e nesërme mbahet funerali shtetëror për disa nga viktimat e shembjes së urës Morandi në Genova. Rreth 20 familje raportohet se kanë refuzuar funeralin shtetëror që do të mbahet në pavionin “Jean Nouvel” në “Fiera di Genova”, një ndërtesë e njohur në zonë për evente.

ponte-morandi

I pranishëm do të jetë edhe kardinali e kryepeshkopi i Genova-s Angelo Bagnasco, i cili raportohet se këtë të premte kreu një inspektim në sallën ku nesër në 11 është planifikuar të nisë ceremonia e funeralit shtetëror.

Kryepeshkopi Bagnasco mbajti një praktikë fetare në dhomën me arkivolet e viktimave, që përkon me recitimin e lutjeve.

Gjatë kësaj kohë, raportohet se i ati i një italiani ra mbi arkivolin e të birit dhe u desh ndërhyrja e ekipeve të ndihmës së shpejtë, që e transportoi në spital.

Gjithashtu, raportohet se u ndje keq edhe një i afërm i prej 2 djemve shqiptarë që mbetën të vdekur nga ngjarja, i cili humb i ndjenjat. Pasi mori ndihmë mjekësorë në sallë, gjendja e tij u përmirësua.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura