Dhimbje pa fund/ 71 vjeçari që vdiq nga koronavirusi u përcoll në banesën e fundit vetëm nga bashkëshortja

Mar 23, 2020 | 13:58
SHPËRNDAJE

Nje ceremoni mortore ne kushte te jashtezakonshme. Nën masa të rrepta sigurie është përcjellë sot për në banesën e fundit 71-vjeçari F.M,i prekur nga virusi vdekjeprurës Covid-19. 71-vjeçari me origjinë nga Kuçova ishte transportuar nga spitali “Shefqet Ndroqi” në “Spitalin Infektiv” përpara 7 ditëve.ceremoni

71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus,fibrilacion arterial dhe hipertension. Ai u varros nën masa të rrepta sigurie,pa praninë e asnjë familjari,përveç bashkëshortes,e cila prej 10-ditësh ndodhet e karantinuar në shtëpinë e saj në lagjen “1 Maji” në Kuçovë,që ditën që mori vesh se bashkëshorti i saj rezultoi “pozitiv” me Koronavirus.

Në funeral ishin të stacionuar edhe forca të shumta policore,për të verifikuar respektimin e masave të sigurisë gjatë përcjelljes së tij për në banesën e fundit. Viktima erdhi nga Spitali i Tiranës,direkt në varrezat e qytetit. BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura