“Dhimbje koke” për Lerdën, sulmuesi i Partizanit mungon në Vlorë. Nuk ia del as…

Nov 6, 2019 | 19:23
SHPËRNDAJE

Partizani kryeson Superioren pas javës së 11-të me 21 pikë dhe pas tyre vjen surpriza, Bylisi, që ka një pikë më pak se kampionët. Të dielën, të besuarit e trajnerit Franko Lerda jenë mysafirë të Flamurtarit, por puna që ka nisur dje për këtë takim, ka treguar se Partizani nuk do të jetë i plotë as për në Vlorë.

teofilius solomon

Problemi më i madh që ka Partizani në këtë periudhë, është dëmtimi i sulmuesit kryesor, Theofilus Solomon, q para ndeshjes me Skënderbeun pësoi një dëmtim muskulor në këmbë. Nigeriani nuk ka qenë i gatshëm për ekipin në tri ndeshjet e fundit dhe fati i keq pritet ta ndjekë edhe për ndeshjen e radhës, pasi me gjasa dje nuk do të jetë 100% i gatshëm.

Solomon nuk ka qenë i pranishëm në stërvitje, por pritet që t’i bashkohet të kuqve gjatë kësaj jave, megjithatë stafi nuk mund të rrezikojë me aktivizimin e tij ndaj Flamurtarit. Përveç nigerianit, mungesë e sigurt për këtë takim të javës së 12- të është edhe mesfushori Kristi Kote, i cili para Kukësit ka pasur një dëmtim në gju.

JAVA NIS ME MUNGESA E DËMTIME

Pas pushimit të së hënës, dje të kuqtë zhvilluan seancën e parë për ndeshjen me Flamurtarin, por trajneri Lerda nuk i ka pasur të gjithë lojtarët në dispozicion. Brajan Braun ka munguar këto ditë, pasi është marrë me plotësimin e dokumentacionit për lejen e qëndrimit dhe pritet që sot të bashkohet me grupin. I pranishëm dje nuk ka qenë as kapiteni Hoxha, të cilit i është dhënë leje që të bashkohet me vonë me skuadrën, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen me Luftëtarin.

partizani

Gjithsesi, kapiteni nuk ka gjë serioze dhe do të jetë titullar ndaj Flamurtarit. Esin Hakaj akoma nuk e ka kaluar problemin shëndetësor që pati para Kukësit, pasi shkodrani ka kaluar një ftohje dhe pritet që të bashkohet me ekipin këtë javë. Por edhe nga ata që e nisën stërvitjen e djeshme, jo të gjithë e mbaruan me sukses, Jozef Ekuban gjatë përgatitjes pësoi një lëndim në kavilje dhe sulmuesi ganez u detyrua që ta ndërpresë në mes seancën duke dalë nga fusha. Situata e dëmtimeve nuk është shumë premtuese, ndaj të kuqtë do të udhëtojnë drejt Vlorës me të paktën 2-3 mungesa të sigurta.

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura