“Dhimbje koke” për Duron, Limaj u shtohet dëmtimeve. Kapiteni në dilemë

Nov 1, 2019 | 14:49
SHPËRNDAJE

Sikur të mos mjaftonte dëmtimi i Vasil Shkurtajt dhe pezullimi i Erhun Obanor, listës së mungesave i shtohet edhe Vesel Limaj. Mesfushori ka pësuar një tërheqje muskulore dhe për këtë arsye nuk ka dalë dje në stërvitje. Shanset që të jetë gati për Flamurtarin janë minimale, ndaj Shpëtim Duro duhet të fillojë të bëjë llogaritë pa të.

limaj

E megjithatë, te Kukësi ndihen me fat që kanë në ekip një lojtar si Besar Musolli. Kapiteni është i vetmi që u ka rezistuar viteve, ndërsa kujtojmë se numëron më shumë se 200 prezenca që prej kohës që u ngjitën në Superiore (në sezonin 2012-2013). Kosovari është një shkatërrues tipik, por jo pak herë ka bërë edhe “xholin” kundër Partizanit.

Mesfushori qendror i Kukësit kaloi në qendër të mbrojtjes me hyrjen në lojë të Bruno Lulajt, më pas u spostua në linjën e majtë të mbrojtjes dhe takimin e mbylli në rolin e tij natyral. Duke parë rolet që kapiteni ka luajtur në fushë me plot gojën mund të themi se ai mund të krahasohet me një “çelës universal”. Tashmë me mungesat e Obanor e Limajt, trajnerit Duro do i duhet të zgjedhë cilin rol do i ngarkojë 30- vjeçarit, atë të qendërmbrojtësit apo në qendër të mesfushës.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura