Dhimbje gjatë seksit? Prof. Dr. Kim Drasa tregon kush janë 5 shqetësimet që hasin vajzat dhe gratë gjatë marrëdhënieve intime! Vështirësitë në diagnostikim, ja si duhet të veproni

Jul 14, 2021 | 10:59
SHPËRNDAJE

Kim Drasa dhimbet seksi-semundjet

Nga Prof. Dr. KIM M. DRASA
SEXOLOG & UROLOG
PRESIDET i A.U. S. A “MAKSUT DRASA”

Gra, mundësisht merrni parasysh skenarin e mëposhtëm:

”JU JENI RRETH MOMENTIT QË TË NDANI NJË MOMENT INTIM ME NDONJË MASHKULL SPECIAL, POR JU FILLONI TË NDJENI DHIMBJE TË PREHTA, NË VAGINË OSE NË ZONËN PELVIKE. JU PROVONI TA INJORONI DHIMBJEN. DHIMBJA VETËM BËHET MË KEQ.” 

Kur ju shkoni tek doktori, ai nuk mund t’jua gjej se çfarë po ju shkon gabim, në vaginën tuaj.

Doktorët mund t’ju rekomandojnë një ekzaminim pelvik dhe teston me provuar, me ju zbuluar shkakun. Ndërkohë ju keni mbetur me shumë pyetje, pa përgjigje. Kjo situatë që nuk ta gjejnë diagnozën, tingëllon e njohur, në të gjithë botën aq më tepër në Shqipëri.  Çështjet e riprodhimit dhe shëndetit seksual janë disa nga kondicionet më të vështira dhe më të rënda, për doktorin që t’ju gjej dianozën, e saktë.

Ka pak arsye për këtë situatë që specialistet nuk ju gjejnë diagnozën por asnjëherë nuk ndodh me pacientet e mia, të cilave ja u gjej, ekzaktësisht, diagnozën. Një nga arsyet e kësaj gjendje janë mungesa e kërkimeve, në këto dy fusha. Tjetër, arsye është fakti që shumica e grave e konsiderojnë, të turpshme, për të folur me të tjerët, rreth shëndetit seksual. Ato mund të kenë frikë se mos paragjykohen, mungesë diagnoze ose të akuzohen se e kanë trilluar këtë situatë. Por duke folur me doktorin, rreth simptomave tuaja është hapi i parë përballë zbulimit të shkaktarëve që ju shkaktojnë këto situata, jo normale. Në qoftë se nuk ju gjenden përgjigjet e pyetjeve atëherë është momenti klasik që të konsultoheni me SEXOLOG. (Aktualisht jam i vetmi sexolog, në Shqipëri dhe 1 nga 29 “SEXOLOGËT & UROLOGËT”, më me famë, në botë dhe në USA.)

Ka shumë kondicione, të zakonshme, të shëndetit seksual që janë të vështira për tu diagnostikuar. Tani po ju tregoj, më nga afër, pse ka vështirësi, serioze, për tu diagnostikur këto 5 kondicione të femrave

(1)- Endometriosis

Endometriosis ndodh kur indet e Uterusit, rriten jashtë uterusit, në pjesën tjetër, të trupit. Kjo rritje (ekspansion) ndodh zakonisht, në zonën Pelvike (Bacini). Gjatë menstruacioneve, këto inde reagojnë ndaj hormoneve dhe rriten dhe rrjedhin gjak, në të njëjtën mënyrë sikundër indet uterine. Prape se prapi, që nga momenti që këto inde janë jashtë uterusit, ato nuk mund të derdhin (gjak) dhe këto të dalin jashtë, nëpërmjet vaginës. Në vend të kësaj, indet shkaktojnë inflamacion. Teoria është që ato mund të vendosen në anën tjetër dhe fillojnë rritje të reja dhe inflamacione. Kjo ndodhi, mund të çoje drejt akumulimit të indeve mbresë, të cilat mundet gjithashtu të shkaktojnë dhimbje.

Pse endometriosis është i vështirë për t’u diagnostikur?

Sepse shumica e grave kanë cikle menstruale shumë të dhimbshme. Endometriosis është një nga kondicionet, më tepër të vështira për doktorët që të vënë diagnozën. Simptomat, variojnë prej një shqetësim stomaku deri në depresion. Disa gra nuk paraqesin aspak simptoma. Gratë pa simptoma, shpesh e mësojnë që kanë endometriosis, vetëm në rastet kur ato provojnë të ngelin me barrë dhe e zbulojnë që nuk mund të ngelin shtatzëne. Ky kondicion ka qenë shpesh pa u zbuluar, pra mungesë diagnoze dhe duket sikur ka çështje digjestive (tretëse) ose një sëmundje mentale (Trurit).

Këto janë simptomat kryesore për të parë për:

* Dhimbje pelvike kronike (veçanërisht përpara dhe gjatë periodave).

* Dhimbje gjatë seksit.

* Krampe gjatë lëvizjes së zorrëve ose kur jeni duke urinuar.

* Perioda, ekstremisht të rënda, të cilat duken të keqësohen, më shumë, me kalimin e kohës (muajve e viteve).

Çfarë janë efektet?

Efektet negative të endometriosis variojnë, ndryshojnë, nga gruaja tek gruaja. Ajo është e zakonshme për gratë që të kenë probleme që të bëhen me barrë. Rreth, 40% e grave, të cilat paraqesin infertilitet (nuk bëjnë fëmijë) gjithashtu kanë endometriosis. Në disa raste, tubat fallopiane mund të bllokohen nga scarifikimi (shkëputja) i indeve. Mënyra më e mirë për të diagnostikuar endometriosis është nëpërmjet një procedure, minimale, kirurgjikale që quhet LAPAROSCOPI.  Kondicionet (simptomat) mund të trajtohen me medikamente që janë kundra dhimbjes, kontrolluesve të lindjes (kontraceptivëve) ose me kirurgji (të heqësh me operacion-të hapur ose të mbyllur).

(2)- Vaginismus

Vaginismus është shtrëngime të pavullnetshëm të muskulaturës të dyshemesë Pelvike. Ky kondicion mund ta bëjë penetrimin seksual (penisi në vaginë) pothuajse të pamundur. Vaginismus prek gratë të të gjitha moshave. Kjo mund të ndodhi pas shumë vitesh që kanë bërë seks të rehatshëm, seks pa dhimbje.

Pse vaginismus është e vështirë për tu diagnostikuar? 

Vaginismus është i vështirë për tu diagnostikuar sepse ka shumë shkaktarë, potencial, emocional dhe fizik. Për shembull, ka raste në të cilat vaginismus ka qene shkaktuar nga grisja (çjerrja) e vaginës, gjatë lindjes ose pas një ndërhyrje kirurgjikale, në vaginë. Trauma (Emocionale dhe fizike) për shkak të abuzimeve seksuale, të mëparshme është një tjetër shkaktar potencial për të shkaktuar vaginismus. Vaginismus mundet, gjithashtu të ndodhi si rezultat i një reaksioni, lokal, nga një medikament që është futur në vaginë, nga spermicides ose nga disa lloj kondomesh (prezervativë) të papërshtatshëm. Plakja mundet  gjithashtu, të “shkrepi këmbëzën e pushkës” që të shfaqet ky kondicion.

Këtu janë simptomat kryesore për të parë për:

*Djegia ose thumbim (therës) gjatë seksit.

* Vështirësi ose pamundësi, fare, për të penetruar penisin në vaginë (Intercourse).

* Tronditje nervore ekstreme kur vetëm se je duke menduar për të bërë seks. (Pra sa të shkon mëndja dridhesh e gjitha).

* Dhimbje kur jeni duke futur tampone ose gjatë bërjes së pap test.

* Atak paniku, gjatë seksit.

* Spazma muskulare në mes (Loë back pain), në gjymtyrë ose në zonën pelvike.

Cilat janë efektet?

Vaginismus mund të rezultojë kur gratë parashikojnë (nga frika) dhimbje në seks dhe në këtë moment, pa dashje, shtrëngojnë muskulaturën e tyre, pelvike. Në seksin e radhës, ky veprim, e bën të pashmangshme, dhimbjen gjatë penetrimit të penisit. Sapo dhimbja fillon të përforcohet, trupi fillon të mbërthehet vetë për më tepër dhimbje (reflektore). Aktualisht ka trajtime që mund të ndihmojnë për të tejkaluar këtë reflex. Disa trajtime për vaginismus çojnë deri në shërim të plotë.

 (3)- Syndroma Ovari Polycistik

 Polycystic Ovary Syndrome (PCOS) është një kondicion hormonal. Ky sindrom shkakton ciste të vegjël, me shumicë, të cilat zhvillohen brenda Ovareve. Ka mundësi që këto ciste të rriten derisa madhësia e tyre, të kalojë edhe madhësinë e vet ovarit. Nga studimet, e vërteta, të besueshme, ka konkluduar që deri 20% e grave kanë PCOS dhe nuk e dinë, për gjatë gjithë jetës.

 Pse është e vështirë me e diagnostiku? 

Ky kondicion është i vështirë për tu diagnostikuar sepse janë të zakonshme për shumë gra në moshën e riprodhimit. Për shëmbull, simptomat mund të përfshijnë:

1) Perioda jo të rregullta

2) Shtimë në peshë

3) Vështirësi për të ngelur shtatzënë.

Për të qenë i diagnostikuar me këtë patologji (PCOS), tek ju duhet t’ju zbulohet se keni nivel të lartë të Androgenis (një lloj hormoni që gjëndet në gjak).

Këtu është një listë gjithë përfshirëse e symptomave:

  • Një period menstruacioni, jo e rregullt ose nuk ka perioda, aspak.
  • Shtim në peshë
  • Pamundësia me ngel me barrë
  • Rritje qimesh në trup, në vënde që nuk mendohen, sic janë: Pas belit, faqe ose në kraharor
  • Akne
  • Rrënie të flokëve.

Cilat janë efektet?

Në qoftë se lihet pa u trajtuar, PCOS mundet potencialisht t’ju coj deri në:

  1. a) shkaktimin e Diabetit tip- 2
  2. b) Kolesterol të lartë
  3. c) Presion të lartë gjaku
  4. d) Depresion.

Medikamentet mund të ndihmojnë në rastet me PCOS. Ushtrimet fizike dhe ngrënia e një diete, të shëndetshme mundet t’ju ndihmojnë.

 (4)- Dysmenorrhea

Dysmenorrhea është një një term mjekësor i përdorur për të përshkruar dhimbje të forta, menstruale. Ka dy tipe: Primare dhe sekondare.

Dysmenorrhea primare i referohet krampeve, të ashpra gjatë menstruacioneve që nuk kanë lidhje me një kondicion themelor. Ky është tipi më i zakonshëm dhe zakonisht lehtësohen ndërsa vajzat e reja, maturohen. Lehtësohen, veçanërisht shumë mbas shtatzënisë.

Dysmenorrhea secondare është dhimbja menstruale që shkaktohet nga një kondicion themelor. Kjo, kryesisht, shkaktohet tek gratë adulte.

 Pse është e vështirë të diagnostikohet?

Dysmenorrhea është kryesisht e vështirë për tu diagnostikuar sepse shumë gra kanë dhimbje menstruale. Kjo është e vështirë për mjekët dhe vështirësia qëndron se ata nuk mund të diferencojnë dhimbjen që ndodh në periodat normale dhe dhimbjeve, në dysmenorrhea. Por gratë e njohin dhimbjen, e tyre, më mirë se doktori, që shoqërohet me ciklin menstrual të radhës.

Pra dhimbje që lajmëron që femrës po i vijnë periodat. Shkaqet e dysmenorrhea primare variojnë, gjerësisht. Shkaktarët e mundshëm përfshijnë lindjen me një uterus, të anuar, obeziteti duhanpirja, pirja e tepërt e alkoolit ose stresi general. Shkaqet e dysmenorrhea sekondare janë edhe me të shumta. Për shëmbull, kjo mund të shkaktohet nga përdorimi i një Device Intrauterine (IUD) që përdoren për të kontrolluar lindjen e padëshirueshme; Endometriosis; sëmundjet Seksualisht transmetueshme; Fibrosis; ose një Cist Ovarian.

Simptomat kryesore që duhen ditur:

  • Dhimbje ekstreme në pjesën më të poshtme, të barkut, gjatë menstruacioneve
  • Krampe, të mprehta, pelvike
  • Nausea
  • Vomitus
  • Diarrhea
  • Dhimbje trupore

 Cilat janë efektet?

 Dysmenorrhea mund t’ju çoje drejt ankthit, general, rreth periodave. Kjo mundet, gjithashtu, të shkaktojë stres në lidhje me punën dhe relationship. Disa gra ndjehen sikur atyre ju nevojitet për të planifikuar, jetën e tyre, rreth kohës që do ju vinë periodat. Komplet, kohën, para dhe pas periodave. Gjithashtu, medikamentet mund të jenë me efektivitet, të lartë, në trajtimin e këtij kondicioni. Mjete natyrale, sic janë, jastëku i nxehtë dhe masazhet, mundet t’ju ndihmojnë, gjithashtu.

 (5)- Insuficienca Ovariane Primare

 Gratë, të cilat zhvillojnë Insuficiencë Ovariane Primare (POI) humbin aktivitetin ovarian para moshës 40 vjecare. Kjo karakterizohet nga crregullime menstruale, me rritje të hormoneve Gonadotropin dhe nivel i ulur i hormonit Estradiol.

Simptomat përfshijnë:

 1) Fleshe të nxehta

2) Djersitje, natën si karakteristikë e deficiencies së Estrogenit

Sikundër ka edhe simptoma Vaginale ku përfshihen:

3) Dyspareunia 4) Tharje e vaginës.

Simptoma të tjera mund të përfshijnë: Crregullime gjumi; Ndryshime të sjelljes; Koncentrim i varfër; Ngurtësi (sertësi, shtangësi); Sy të thatë; Alterime të frekuencës urinare; Libido e ulur dhe Mungesë energjie.

McKenzie i nxit doktorët që t’ju këkojnë grave rreth simptomave nëqoftëse ato janë prezente me amenorrhea sepse gratë e reja me amenorrhea primare shpesh paraqesin simptoma, prezente. Duke nënkuptuar që këto simptoma janë, më tepër, për shkak të tërheqies së Estrogenit sesa të mungesës së Estrogenit.”

 Etiologjia e POI dhe kondicionet shoqëruese

Një varg i gjërë i kondicioneve ose i faktorëve genetik mund të shkaktojnë POI. Shumë gra me POI kanë abnormalitete chromosomale. Pjesa më e madhe e shkaktarëve genetic (94%) janë X chromosome abnormalitet; duke përfshirë Tumers-association tipare dysmorphic; Dysgenesis gonadale dhe FMR 1 anomali. Kondicionet autoimmune mund të zhvillojnë ose të jenë të lidhura me shfaqien e POI, duke përfshirë Hypotiroidism (20%) dhe Insufiecience adrenale. Diabeti mellitus mund të jetë i lidhur me shfaqien e POI. Duhan-pirja, alkoli, ushqyeraja (Nutricioni) dhe ekspozimi drejt përcarjes endokrine janë të implikuar në influencimin e moshës kur do fillojë menopauza por nuk janë shkaqe lehtësisht të diagostikueshme të POI.

 Pse është e vështirë diagnoza?

Për të diagnostikuar POI duhet të kemi parasysh këto katër pika:

  • Mensturacione të crregullta për të paktën 3-4 muaj
  • Testimi i FSH dhe Estradiol
  • Testimi i hCG, TSH dhe prolactin
  • Konfirmimi i diagnosis, test karyotype, FMRI 1 premutation, antitrupat adrenale dhe sonograma pelvike.

 Pasojat e POI në plan afat-gjatë

GRATË, të cilat kalojnë në menopause, midis moshave 35 deri 40 vjec kanë 50% rrezik, më të madhe, të vdekjeve për shkak të sëmundjeve Ishemike te Zemrës sesa ato gra që kalojnë në menopause, në moshën 49-51 vjeç.

 Trajtimi

i POI zhvillohet në dy strategji, të zgjatura, duke ju siguruar mjaftueshëm:

1) hormone Estrogen (Estradiol; Ethinyl Estradiol ose Estrogenet e konjuguara- të Kuajve) për te imituar fiziologjinë normale

2) Progesteron mjaftueshëm (Progesterone ose sintetike) për të mbrojtur endometriumin prej efekteve mitogenice të estrogen-it.

Kjo terapi mund të kombinphet me oral contraceptiv.

Caution: “Terapia hormonale mund të lejojë ovulacionin dhe shtatzëninë, në disa gra POR kombinimi me oral contraceptive mund të ndjehet më pak e stigmatizuar, në gratë që janë akoma, të reja, megjithëse paraqesin një rrezik potencial për shkatimin e trombo-embolisë venoze.

Mesazhet personale

  • FEMRA– ju jeni gjykatëset më të mira, të trupit tuaj.
  • FEMRA—në qoftë se keni jo-rehati ose dhimbje është koha, tamam, për të ardhur për vizitë.
  • FEMRA—në qoftë se ju prisni, pa asnjë arsye madhore dhe nuk vini për vizitë, Juve mundet t’ju duhet të merreni për kohë të gjatë pra mos të shëroheni, sa më parë.
  • FEMRA– duke kërkuar këshilla mjekësorë, ju e ndihmoni veten të merrni kujdesur e duhur, mjekësor.
  • FEMRA– mos u trembni nga titulli i artikullit por duhet t’ju bëjë më të përgjegjshme për kondicionet tuaja, të vështira për t’u diagnostikuar.

Titulli i autorit: 5 kondicionet tek gratë që janë të vështira për t’u diagnostikuar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura