“Dhimbje dhe trishtim”/ Basha për sulmin me armë të autobusit me nxënës në Kosovë: Shërim të shpejtë të plagosurve! Autorët të vendosen para drejtësisë

Nov 26, 2021 | 22:25
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për sulmin me armë ndaj autobusit me nxënës në Deçan të Kosovës. Kryedemokrati ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

lulzimbashadecankosove

Basha, me anë të një postimi në rrjete sociale i uron shërim të shpejtë nxënësve që kanë mbetur të plagosur nga kjo ngjarje e rëndë.

Ai thotë se autoritetet duhet të bëjnë gjithçka për zbardhjen dhe vënien para drejtësisë së autorëve të këtij krimi makabër.

“Dhimbje dhe trishtim për ngjarjen e sotme në Deçan. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Shërim të shpejtë nxënësit që po merr ndihmën mjekësore. Jam i sigurt se autoritetet do bëjnë gjithcka për zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi makabër” – shkruan Basha.

Më herët për këtë ngjarje ka reaguar dhe Presidenti Ilir Meta i cili shkruan se autorët e këtij krimi meriton ndëshkim maksimal ligjor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Gllogjan në zonën e Deçanit në Kosovë. Deri më tani, ngjarja ende mbetet e paqartë pasi nuk dihet se sa persona kanë qenë ata që kanë qëlluar me armë zjarri ndaj autobusit.

Si pasojë e të shtënave, mbetën të vdekur 3 persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës. Ndërkohë mediat kosovare raportojnë edhe një viktimë të katërt, por ende nuk ka një verifikim zyrtar nga autoritetet.

© Panorama.al

Te lidhura