“Dhimbje dhe krenari”/ Basha homazhe për kompozitorin Avni Mula: Ditë zie, është ndër të paktet raste kur…

Oct 30, 2020 | 12:22
SHPËRNDAJE

“Dhimje dhe krenari”, kështu është shprehur kreu i PD, Lulzim Basha pas homazheve në nder të kompozitorit Avni Mula i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Basha-bashkebisedimi-gazetaret-konferenca-takimi-PD (13)

Basha tha se sot arti është në zi. Ndërsa i shprehu ngushëllime familjes ai tha se kombi është krenar që pati një artist si Avni Mula.

“Dita e sotme është një ditë dhimbje e madhe, por edhe ditë krenarie. I shpreh ngushëllime familjes, ngushëllime për artdashësin. Është një ditë zie për artin. Arti i Avni Mulës i ka bërë krenare të gjithë.

Është ditë krenarie që kombi ynë pati një artist si Avni Mula. Kjo është një nga të paktet raste kur ceremonia shoqërohet me muzikë. I lutemi zoti që shpirti i tij të prehet në paqe”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura