“Dhimbja në kohën e koronavirusit”- Hygerta Sako rrëfen dhimbjen pas vdekjes së të atit: E humba në një moment kritik. Mbyllur në shtëpi me vajzën e nënën …

Mar 13, 2020 | 15:44
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë Hygerta Sako humbi babain e saj. Moderatorja shprehet se ai vdiq në një moment kritik për jetën dhe vazhdimësinë e të gjithë njerëzve, ndërsa vendi është përfshirë nga paniku i përhapjes së koronavirusit.

Ish-Missi rrëfen se dhimbja për të është akoma më e madhe pasi po e kalon kohën e mbyllur në shtëi vetëm me vajzën dhe nënë e saj.

Duke u kërkuar ndjesë ndjekësve që nuk u ka kthyer përgjigje për mesazhet ngushëlluese, Hygerta shkruan se gishtat e saj nuk punojnë dhe se mendja iu është turbulluar.

Modetarorja shkruan se ata që kanë humbur babain e tyre arrijnë që ta kuptojnë dhimbjen.

Ndërsa dha edhe një këshilli për të gjitha ata që e kanë babain gjallë, duke u kërkuar që ti përqafojnë, puthin dhe duan sa më shumë.

“Thone dhe kane te drejte qe dhimbja kalohet me njerez. E humba babane ne nje moment kritik per jeten dhe vazhdimesine e te gjitheve ne. Mbyllur ne shtepi me nenen dhe vajzen time, dhimbja eshte akoma me e madhe. E kam te pamundur t’ju kthej pergjigje te gjitheve, gishtat nuk me punojne e mendja eshte e turbullt. Por ju jam mirenjohese pafund per te gjithe mbeshtjetjen pa kufi qe me keni dhene ne keto dite te veshtira. Kush e ka humbur babain, ma kupton shume mire dhimbjen. U prehshin ne paqe te gjithe baballaret tane, qe na kane rritur me sakrifica e vetemohim e na kane mbushur me dashuri e perkujdesje. Nje keshille per te gjithe ju qe e gezoni ende dashurine dhe zerin e babait. Gezoni sa me shume me ta, bisedoni, puthini, perqafojini, sepse nuk e dime kurre kur do i humbim dhe cdo sekonde me shume me ta ka vlere te paimagjinueshme. Zoti ju bekofte te gjitheve e faleminderit dhe nje here per te gjithe mesazhet e mbeshtetjen qe me keni dhene. ??☝️”- u shpreh ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura