“Dhimbja e lehtë ” në teatrin eksperimental

May 8, 2022 | 12:32
SHPËRNDAJE

Një “” ka mëse dy javë që po tërheq publikun drejt sallës së Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

5cdea0c5-7df7-45cb-8702-eb061689454a

Është një tragjikomedi që i përket kujtdo, që përcjell shumë mesazhe për çdokënd e sidomos për ata që janë në një marrëdhënie në çift. Është një histori që të bën të qeshësh e të qash, të zhytesh në gjendje nga më të ndyshmet e të fillosh të kthesh sytë nga vetja e nga marrëdhënia jote me partnerin a partneren.

Është një shfaqje ndryshe, aspak sipërfaqësore e që vjen nga regjisori Valdrin Hasani edhe me misionin për të rikthyer në teatër atë lloj publiku që do artin, teatrin e vërtetë, atë lloj vepre që sjell vlerën, mendimin, analizën përtej sipërfaqësores.

Nën aktrimin e Genci Fuga dhe Eni Jani, kjo tragjikomedi do të vazhdojë të shfaqet edhe sot e në fundjavën e javës tjetër në orën 19:00 po aty në skenën e Teatrit Eksperimental.

Veshur nën petkun e Eduardit dhe Florës, Genci dhe Eni sjellin dramën psikologjike të një çifti, ëndrrat, dëshirat dhe kujtimet e të cilëve marrin 1001 trajta, prej pasigurive dhe frikërave që burrit i ndillen nga të panjohurat e jetës dhe plakja. Gjendjet e tyre emocionale pësojnë ulje ngritje të fuqishme. Situatat përmbysën e transformohen deri në minutën e fundit të kësaj tragjikomedie.

Sipas regjisorit Hasani kjo tragjikomedi krahas dhimbjes së lehtë sjell dhe të qeshura ama të zhyt dhe në mendime: si të mos e humbasim atë që kemi fituar ndër vite. Çifti që sjell Pinteri mund të jetë kudo e kurdo. Tek dialogjet, monologjet e tyre mund ta gjejë veten çdokush.

faa19c29-45b4-4937-9ee2-764205a46724

Të gjithë frigohen nga plakja, tjetërsohen e shpërfytyrohen në forma nga më të ndryshmet prej pasigurive e ndodh që përplasen tek të tjerët, duke cenuar jetën dhe ndjenjat e më të dobëtit, deri në ekzagjerim. Ndaj problemet mes Eduardit dhe Florës janë shumë aktuale edhe për shoqërinë shqiptare” u shpreh Hasani.

Është të qeshësh e të qash me gjithçka ndodh mes një çifti të martuar, që ndër vitet e gjata të bashkëjetesës mes tyre s’dinë më se çfarë janë e çfarë duan. Ai (Eduardi) është një burrë që nis të mpaket e të transformohet nga frikërat që po i sjell plakja. Ka vite që ka harruar të jetojë jashtë mureve të shtëpisë, që është ndrydhur në egoizomin e tij, ku me kalimin e kohës nuk ka pasur më vend as për gruan e tij, të bukurën Florë.

Ajo është shndërruar në sytë e tij si një objekt më shumë në shtëpi. Është i sigurt që do ta ketë gjithmonë aty, ndaj s’bën më as më të voglën përpjekje për ta mbajtur. Derisa ajo nis të lodhet, të revoltohet, të reagojë… Derisa vjen ai momenti kur krizat e përditshme, ato të voglat e vazhdueshme si zukatja bezidsëse e një blete, shkaktojnë përmbysjen e madhe….

Biletat mund të rezervohen me një telefonatë në numrin 069 57 177 46 ose tek recepsioni i teatrit eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

968ced27-3bab-475c-af70-ee0085a440ee 77178d91-66b5-4ec7-8ff5-a213aa2d4189

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura