Dhimbja e deputetit “bashkon” demokratët! Enkelejd Alibeaj njofton shtyrjen e mbledhjes së grupit

Apr 20, 2022 | 13:00
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat Luçiano Boçi, pjesë e grupit të Rithemelimit ka humbur ditën e sotme të atin.

Partia-Demokratike-1-1140x600

Nisur nga kjo situatë, në respekt të dhimbjes së tij grupi parlamentar demokrat ka shtyrë mbledhjen.

Ajo ishte njoftuar të mbahej në orën 16:00 të pasdites së sotme, por është njoftuar të mbahet nesër paradite në orën 09:00.

Mbledhja u njoftua një ditë më parë nga kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj dhe në fund të saj pritet që PD të dalë me një qëndrim sa i takon ftesës së socialistëve për të diskutuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura