“Dhelpër dinake ishte për mua, nuk e dija që Mozzik…” Loredana ka edhe një kritikë për ish-bashkëshortin: Nuk ka nevojë për femra

Jan 14, 2020 | 12:26
SHPËRNDAJE

“Mozzik nuk ka nevojë për…”, Loredana e pranon: ‘Vetëm pak kohë pas ndarjes nga Loredana, Mozzik publikoi këngën “Dhelpër dinake” ku menjëherë u ngritën dyshimet se ia dedikoi ish-bashkëshortes së tij.

Dhe Loredana e pranoi se një pjesë e këngës i ishte kushtuar asaj ndërsa u shpreh se nuk e dinte që ishte aq simpatike pasi Mozzik nuk ia kishte thënë live.

E ftuar në emisionin “Nin”, reperja tregoi se kënga i pëlqen dhe e dëgjon me vajzën e saj, duke shtuar se di të ndajë jetën personale nga biznesi.

Loredana gjithashtu pranoi se është fanse e flaktë e ish-bashkëshortit të saj, duke i bërë edhe një kritikë Mozzik për këngën.

Ajo tha se reperi nuk kishte nevojë për femra në videoklip pasi kënga e tij është e suksesshme edhe nëse do ishte vetëm.

Loredana Zefi: “Më pëlqen kënga. Edhe e dëgjoj në shtëpi me vajzën. Edhe pse ka vajza aty, që nuk jam dakord sepse nuk më ka pëlqyer. E mendoj pak më ndryshe. Mozzik nuk ka nevojë për femra në spote muzikore. Ai është shumë i fortë dhe i talentuar. Edhe nëse del vetëm në videoklip kënga do ecë. E respektoj për muzikën, s’ka djalë që e respektoj më shumë. Postimin që bëra për këngën e bëra kur isha në makinë me një njeriun tim.

Më tha a e ke dëgjuar? Po i thashë se dija që isha kaq simpatike. Sepse Mozzik nuk më ka thënë live që je kaq sipmatike. E dija që e kishte pak edhe më mua por kënga ishte shumë e mirë. Jam fansja e Mozzik. Nëse më pëlqen kënga e postoj, jam ndarë apo nuk jam ndarë.  Nuk e kam inatin, çfarëdo që është mes neve e ndaj biznesin me privatësinë. Gëzohem me zemër nëse është në situatë të mirë, sidomos në muzikë. I kam thënë nuk e di a ja di vlerën vetes por unë jam shumë ekstrën fansa e jotja.”

          

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura