Dha ndihma për të prekurit nga tërmeti, e moshuara prek me fjalët e saj: Jetoj vetëm ‘me kapelen’. Njerëzit sot duan pasurinë, jo njëri-tjetrin

SHPËRNDAJE

gjyshja e vetme

Një gjyshe e cila jeton e vetme i është bashkuar kontribuesve me ndihma për të prekurit nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit dhe fjalët e saj janë duke qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale pasi mesazhi që ajo jep është vërtet prekës.

Ka çuar për ndihmë çfarë ka pasur në shtëpi dhe bën këtë apel:

“Kam dy batanije, kater pale xhinse, nga dy bluza, shall për dimër dhe një mbulesë. Vete i bera kush do mi beje, nuk kam njeri ne shtepi une, kam kapelen dhe veten time, nje pension 170 mije. Zoti mbaftë dorën por njerëzit nuk janë njerëz se nuk duan njeri tjetrin por pasurine. Asgjë nuk do marrim me vete. Dy copa dhoga e një metro beze dhe atje të jemi të pastër tek Ai, se ajo jete eshte me e rende”.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.